Policiavazhdon të padis deputetë të tjerë të PS

 

Policia e Tiranës ka depozituar në Prokurori padi penale në ngarkim të disa deputetëve të opozitës.

Në një njoftim për shtyp policia njoftoi se janë depozituar materiale për konsumim të veprave penale të “fyerjes për shkak të detyrës, të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim.”

Policia ka paditur deputetët, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gace, Fatmir Toci dhe Blendi Klosi.

Sipas zëdhënëses Alma Katragjini, këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë.

Ndërkohë janë paditur edhe 7 shtetas të tjerë për konsumim të veprës penale “kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë si dhe fyerjes për shkak të detyrës, Sipas policisë këta shtetas janë të regjistruar me precedentë penal më parë.

Shtetasit e paditur në prokurori janë;

Shpëtim Marku, punonjës në Bashkinë e Tiranë, me preçedent penal.

Ibrahim Porja, punonjës në Bashkinë e Tiranës, person me preçedent penal,

Urim Marku, person me precedent kriminal,

Dritan Aga, person me preçedent kriminal,

Genc Lulja, person me preçedent kriminal,

Marjo Lulja, person me preçedent kriminal,

Florjan Serjani, punonjës i Bashkisë Tiranë,

Ardit Kaja, Drejtori i policisë ndërtimore në Bashkinë Tiranë

Policia tha se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin, kanë ushtruar dhunë së bashku me disa deputetë të subjektit politik Partia Socialiste, duke kaluar kordonin e policisë, ndërkohë që përkrahës dhe simpatizantë të tyre, kanë qëndruar jashtë portës hyrëse të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke shtyrë, goditur me sende të forta dhe fyer forcat e policisë, me synim kalimin me dhunë të kordonit të policisë.

Një ditë më parë policia e Tiranës paditi në prokurori deputetët Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni