Tetë shqiptarët e arrestuar, janë kryesisht të rinjë  nga fshatrat e Tërnocit të Madh dhe Breznicës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Të arrestuarit janë: Izet Qazimi (vëllau i komandant Lleshit)  Elhami Salihu, Mustafë Limani, Nedir Sefedini, Sevdai Emurllahu dhe Blerim Duraki si dhe Sherif Abdylit, përkthyes i OSBE-s

 

Bujanoc, 4 maj

Sot në orët  e hershme të mëngjesit, policia  serbe ka ekzekutuar një aksion të ri në emër të “luftës kundër krimeve të luftës” në Luginën  e Preshevës, pikërisht në Bujanocit ku ka arrestuar deri tash tetë persona, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” Të arrestuarit akuzohen si zakonisht “për krime lufte kundër popullsisë serbe..”

Lidhur me arrestimet në fjalë kryetari i Bujanocit z.Shaip Kamberi i ka deklaruar sot agjencisë “Presheva Jonë” se këto aksione janë në vazhdën e aksioneve tjera me qëllim të futjes së frikës dhe panikut ndër popullatën shqiptare” Por, sipas z.Kamberi arrestimet  e sotme kanë të bëjnë dhe me fushatën parazgjedhore dhe situatën e tensionuar në Kosovë, me zgjedhjet serbe, ku policia kosovare ka paralajmëruar se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Tetë të arrestuarit, kryesisht të rinj nga  fshatrat e Tërnocit të Madh dhe Breznicë. Sipas mediave serbe, gjatë aksionit të arrestimeve “policia serbe është sulmuar..”. Aksionet dhe hetimet ende po vazhdojnë, Në mesditë pritet një konferencë shtypi nga ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Dacic.

Më herët, policia serbe rrëmbeu dy policë të Kosovës brenda territorit të republikës së Kosovës nën justifikimin se janë gjetur të armatosur në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur në Kumanovë më 2000 mes Serbisë dhe NATO-s. Policët u liruan pak ditë më pas, por pajisjet e tyre u konfiskuan.

SHPËRNDAJE