PO HETOHET ISH-MINISTRI LUTFI HAZIRI

Prokuroria Speciale para disa ditësh ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Kulturës, Lutfi Haziri. Ai është duke u hetuar për rastin e nënshkrimit të pesë memorandumeve mbi bazën e të cilave edhe iu kishin dhënë rreth 500 mijë euro Muzeut të Kosovës, e për të cilat nuk ka pasur kurrë një raport të shpenzimeve. “Lajm” ka siguruar të gjitha memorandumet, ku tre nga ta janë nënshkruar brenda një dite

Zgjerohen hetimet për rastin e “avullimit” të 500 mijë eurove nga Muzeu i Kosovës.  Përveç drejtorit të Muzeut, Arbër Hadri, ndaj të cilit kishin nisur hetim në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë javë më parë.

“Lajm” ka mësuar nga burimet e saj se tani hetimet nga Prokuroria Speciale kanë nisur edhe ndaj ish-ministrit të Kulturës, Lutfi Hazirit, i cili tani është deputet i partisë më të madhe opozitare, LDK. Haziri gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Kulturës, kishte nënshkruar disa memorandume të cilat kishin të bënin me realizime të projekteve nga Muzeu i Kosovës.

Haziri sa ishte ministër kishte nënshkruar me drejtorin e Muzeut pesë memorandume mbi bazën e të cilëve edhe iu kishin dhënë rreth 500 mijë euro Muzeut, e për të cilat nuk ka pasur kurrë një raport të shpenzimeve.

Madje Haziri në atë kohë kishte nënshkruar edhe tre memorandume për një ditë.  Tre memorandumet që ishin nënshkruar nga Haziri më datën 20.09.2010, e të cilat i ka siguruar “Lajm”, kanë të bëjnë me realizimin e projekteve nga Muzeu i Kosovës…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Lajm”)


1 Komente

  1. Shqyptar, April 19, 2012:

    Ah Thaçoviçit, veç mos ia permendsh Kosoven Lindore, se rrenqethet prej trishtimit sepse kthimi i kesaj pjese shqiptare nen Kosove, do te thoshte fund i “perandorise” se tij, e ky qe Lindjen e ka harru tashme, Veriun e shiti, edhe Drenicen ta shet per 4 vjet te tjera n’pushtet, por po harron se mund ta pesoj si “miku” i tij Gadafi, e te tjere Gadafë qe do t’bien pas tij?! Shnet deri atehere!

Komentoni