Pijet e “FLUID”-it të Preshevës, nga Zhunica në plazhet e liqenit të Zhurich-ut, të Gjenevës, të Montreaux…

“Fluidi” të Gjilanit dhe “Fluidi” të Preshevës, të cilat janë prodhuese të lëngjeve “Jaffa Champion”, “RC Produkte”, “Red Rain -Energy Drink” dhe prodhojnë me markën tonë “Drini Drink Gazoza” – një pije me aromë të dardhës, që në popull njihet si strumka ose gazoza. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj pronarin e firmës “Fluidi” të Preshevës, zotëri Bujar Mustafa, i cili na ka përkrahur dhe na ka ndihmuar shumë që të jemi të suksesshëm në prezantimin e produkteve të tyre. Na kanë ofruar frigoriferë dhe produkte të tjera për reklama si dhe kalendarë, gota e dhurata të ndryshme me logon “Jaffa Champion”. 

(Marrë nga gazeta Bota Sot)

Bisedë me Bekir Bekirin, biznesmen dhe aktivist i suksesshëm në Zvicër

Integrim nuk do të thotë vetëm ta njohësh gjuhën e atij vendi ku jeton, por ta fitosh traditën e punës dhe kulturën e biznesit

Të nderuar Lexues të gazetës kombëtare “Bota sot”,

Nga sot për gjashtë muaj me radhë do të keni mundësi t’ju prezantojmë mërgimtarë, personalitete të suksesshme në fushë të biznesit dhe të tregtisë. Kësaj radhe fillojmë me zotëri Bekir Bekirin, i cili ka lindur në vitin 1973, në qytetin Gostivar të Republikës së Maqedonisë. Babai i tij është mësuesi i njohur në Gostivar, zotëri Osman Beqiri, i cili ka dhënë mësim në shkollën „Vëllazërim-bashkimi“ dhe tash është në pension dhe jeton bashkë me djalin e tij në Zvicër dhe herë pas here në vendlindje në Gostivar. Synimi ynë eshtë për një rehabilitim tregtar mes zvcrës dhe maqedonisë dhe kosovës

“Bota sot”: Zotëri Bekir, na tregoni ku e keni kryer edukimin dhe cilat shkolla i keni mbaruar?

Bekir Bekiri: Shkollën fillore e kam kryer te shkolla „Mosha Pijade“ në Gostivar, shkollën e mesme të mjekësisë, dega e përgjithshme, te „Nikolla Shtejn“ në Tetovë, fakultetin e gjuhës angleze në një Universitet të Themeluar nga Amerika të quajtur „Middle East Technikel University“ në Ankara – Turqi. Këtu kam studiuar në fakultetin e ekonomisë, dega e menaxhmentit, ku kam diplomuar në vitin 1999 dhe e kam marrë titullin “Bachelor of Science in Management”.

“Bota sot”: Në cilin vit keni ardhur në Zvicër dhe a edinit gjuhën gjermane ose ndonjë gjuhë të Zvicrës? A është e nevojshme dhe çka i sugjeroni mërgimtarëve që po vijnë që të bëjnë në fillim kur vijnë këtu?

Bekir Bekiri: Unë kam ardhur në Zvicër vitin 1999 dhe nuk kam ditur asnjë fjalë në ndonjë gjuhë të Zvicrës: as gjermanisht, as frëngjisht e as Italisht. Por si erdha nuk kërkova punë menjëherë, po shkova e u regjistrova në shkollën private „Inlingua Schprachschule“ në qytetin Biel/Bienne të Zvicrës, ku edhe banoja, për ta mësuar gjuhën gjermane. Aty me sukses i kreva 10 kurse dhe e përvetësova mirë gjuhën gjermane pasi e kisha në mend të vazhdoj edhe studimet pasdiplomike dhe ta hap një biznes në Zvicër. Për mua ishte e qartë që nëse dua të jem i suksesshëm në studime dhe në biznes ishte e domosdoshme ta mësoj ligjin dhe gjuhën e vendit ku do të jetoj në mërgim. Prandaj edhe do t’u sugjeroja të gjithë „import“ dhëndurëve, si jam edhe unë, që para se të fillojnë të punojnë ta mësojnë mirë gjuhën e kantonit ku jetojnë pastaj le të konkurrojnë për punë. Edhe pse unë e kisha kryer fakultetin në gjuhën angleze dhe kisha mundësi lirisht në komunë ose në institucionet e shtetit pa problem t’i zgjedh vetë problemet administrative, prapëseprapë nuk mjaftonte dhe nuk mund të kesh një ardhmëri të suksesshëm në Zvicër pa gjuhën e vendit.

“Bota sot”: Me çfarë biznesi jeni marrë dhe a vazhdoni t’i arrini qëllimet tuaja ?

Bekir Bekiri: Qysh se kam ardhur në Zvicër rregullisht jam munduar të merrem me gjërat ushqimore, pasi që kam një mendim se ne ekonomi gjithçka mund të ketë një periudhë kur ka shumë punë dhe një periudhë ku mund të ketë krizë të madhe, por te biznesi i ushqimit edhe në krizat më të vështira ka punë, pasi që njeriu nuk mund të ekzistojë pa ngrënë. Gati 11 vjet do të bëhet që merrem me produktet ushqimore si me pakicë, ashtu edhe me shumicë. Firmën e parë e kam hapur në Rothrist në Kanton Argau, e quajtur “Gostivar Handels GmbH” ku kam qenë partner me babanë e sime shoqe dhe kemi pasur sukses shumë të mirë në bashkëpunim deri vitin 2006 . Firma vazhdon të punojë ende me sukses dhe jam i kënaqur që ka sa më shumë shitore ku mund të blihen produktet nga vendlindja jonë. Pastaj që nga viti 2006 e deri tani jam në Langenthal të kantonit të Bernës ku e kemi themeluar një firmë përsëri me partnerë që quhet “Drini dhe Bema GmbH” . Gjithmonë kam pasur besimin që bashkëpunimi i shqiptarëve mund të sjellë vetëm fuqi, prandaj edhe logon e firmës sonë e kemi vënë Drini & Bema GmbH dhe shkruan se bashkimi bën fuqinë. Në këtë firmë jam partner me një tregtar të njohur nga Gjilani, zotëri Qamil Isufi, i cili po ashtu më tepër se 20 vjet merret me importin e çajit të njohur në tregun e Zvicrës dhe të Kosovës “Çaj Drini”, të cilin e importon nga Sri-Lanka. Pra me një fjalë i bashkuam dituritë dhe fuqitë dhe e formuam një firmë të përbashkët dhe jemi mjaft të suksesshëm në tregun e Zvicrës.

“Bota sot”: Çfarë produktesh importoni dhe kujt ia tregtoni këto produkte?

Bekir Bekiri: Ne importojmë më shumë nga Kosova dhe nga Maqedonia. Jemi përfaqësues të përgjithshëm dhe importues të këtyre firmave: “Fluidi” të Gjilanit dhe “Fluidi” të Preshevës, të cilat janë prodhuese të lëngjeve “Jaffa Champion”, “RC Produkte”, “Red Rain -Energy Drink” dhe prodhojnë me markën tonë “Drini Drink Gazoza” – një pije me aromë të dardhës, që në popull njihet si strumka ose gazoza. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj pronarin e firmës “Fluidi” të Preshevës, zotëri Bujar Mustafa, i cili na ka përkrahur dhe na ka ndihmuar shumë që të jemi të suksesshëm në prezantimin e produkteve të tyre. Na kanë ofruar frigoriferë dhe produkte të tjera për reklama si dhe kalendarë, gota e dhurata të ndryshme me logon “Jaffa Champion”. Mund të them që kjo është një firmë profesionale që na ndihmon edhe neve këtu në Perëndim të mburremi dhe t’i shesim me vullnet produktet që prodhohen nga shqiptarët dhe ku punojnë familjet shqiptare. Importojmë ujin “Dea” të Gjilanit, importojmë produktet e “Abi&Elifit”, ish-“Progresit” të Prizrenit, të “Lirisë” së Prizrenit dhe produkte të tjera nga Kosova. Po ashtu jemi duke prodhuar në Shkup te një shqiptar i Tetovës, zotëri Ihsan Bashçavushi, “Drini Flips” me logon tonë. Importojmë letra të lagështa “Fiona”, po ashtu nga një producent nga Tetova, “Bardhyli dhe Dritoni” , “Linkshpedi” nga Tetova, etj. Këtu nuk mund t’i cekim të gjitha firmat, por qëllimi ynë është t’i përkrahim prodhuesit shqiptarë dhe t’u ndihmojmë produkteve nga vendlindja.

“Bota sot”: Çka mendoni, a ka firma të suksesshme në Zvicër, që janë të udhëhequra nga shqiptarët dhe si mund t’i përkrahim dhe t’u ndihmojmë që të përparojnë ne tregun e Zvicrës?

Bekir Bekiri: Unë mendoj se ka mjaft firma të suksesshme në Zvicë
r, që janë të udhëhequra nga shqiptarët, ndoshta nuk janë firma shumë të mëdha, por mos të harrojmë se çdo firmë fillon me pak, por me kohë, me përkrahje dhe me ndihma, arrijnë të bëhen të mëdhenj. Për pyetjen se si mund të ndihmojmë, mendoj se pak jemi duke bërë që t’i përkrahim firmat shqiptare, si p.sh. gazetat përveç reklamave që japin firmat që kanë financa, firmat e tjera shumë pak prezantohen nëpër mediet si në gazeta ashtu edhe në televizionet tona në diasporë. E kam pasur këtë ide shumë kohë, por nuk kam pasur shumë ndikim te mediet, derisa u njohëm, me ndihmën tënde, me zotëri Xhevdet Mazrekajn, i cili po ashtu e pëlqeu mendimin dhe na premtoi se do të na mundësojë të prezantojmë personalitete të ndryshme që jetojnë në diasporë dhe që merren me tregti. Në një aspekt nëse ne u ndihmojmë tregtarëve që punojnë në diasporë, automatikisht i ndihmojmë edhe popullit që jeton në vendlindje, sepse ne mërgimtarët sado që të fitojmë dhe të jetojmë në mërgim, shpenzimet dhe investimet përsëri i bëjmë në vendlindje. Edhe konsumuesit që blejnë produkte në shitoret ballkanike do të ishte shumë më mirë të kërkojnë produktet shqiptare që prodhohen në vendlindje se kur e kërkon klienti, pronari edhe nëse nuk është shqiptar do të detyrohet të furnizohet me këto produkte, kështu që do të importohen më shumë produktet shqiptare dhe ekonomia do të fillojë të përmirësohet si në vendlindje, ashtu edhe në mërgim.

“Bota sot” : Pra, kur do të filloni të bëni reportazhe me tregtarët në diasporë dhe a do të keni sukses?

Bekir Bekiri: Mendoj se më 3 gusht 2011 do të fillojmë të prezantojmë firma të ndryshme në Zvicër dhe besoj se do të kemi sukses e do të kemi mundësi të njohim personalitete të ndryshme, dhe kjo do të jetë një kënaqësi shpirtërore të njihen njerëzit tanë që jetojnë në mërgim, si dhe personalitetet e ndryshme në vendlindje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni