Ndonëse ka patur skena dashurie me Tom Cruise dhe Scarlett Johansson, Penelope Cruz zbuloi në një intervistë për “Bazaar” se skena e “nxehtë” që i ka pëlqyer më shumë një nudo e pjesshme me Meryl Streep, realizuar për një revistë.

36-vjeçarja Penelope dhe fituesja e çmimit “Oscar” me filmin “Iron Lady”, pranuan të pozonin “topless” në kuadrin e një fushate bamirësie të ndërmarrë nga grupi RED.

”Sapo ajo u përgatit, unë duhet të qëndroja gjysmë nudo mbi të. Kjo ishte skena më interesante dhe eksituese e dashurisë që kam realizuar ndonjëherë. Tashmë shkoj e puth sa herë që e shoh. Me siguri, ajo duhet të mendojë se jam e çmendur”, tha Cruise, duke iu referuar tre herë fitueses së “Oscar” për aktoren më të mirë protagoniste.



SHPËRNDAJE