Opozita: BDI-ja me Elenovskin nënçmoi shqiptarët

Partitë politike shqiptare të opozitës kanë reaguar ashpër ndaj propozimit të BDI-së që për ambasador në Bruksel të emërojë Llazar Elenovskin. Zijadin Sela i PDSH-së tha se BDI që prej kur është pjesë e Qeverisë, çdo herë ka votuar projekte që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët, ndërsa me emërimi i Elenovskit i cili me përkatësi etnike është maqedonase, sipas tij, ka nënçmuar gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Sela me porosi për BDI-në.
“Ngelet tani që BDI të zgjedh për lider ndonjë maqedonas, mund të jetë Tito të quhet përshembull dhe ta jetësojë vëllazërim bashkimin e komunizmit. Po marrim për rast konkret thashethemet ose emërimin e Hajrulla Misinit për ambasador që duhet të shkojë në Gjenevë dhe është vend vakant dhe sot e kësaj dite BDI nuk ka kapacitet, një kuadër të tij një ish luftëtar të UÇK-së ta çojë ambasador. Kur nuk mundet një ambasador të emëroj, i cili është pjesë e grupit të ngushtë të BDI-së, imagjinoni se çfarë mund të bëjë BDI-ja për një qytetar të thjesht, mund të bëjë vetëm atë që po bën përditë, i shet interesat e tyre”, deklaroi Zijadin Sela, PDSH.
Ndaj vendimit të BDI-së ka reaguar edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri. Është e papranueshme tha Zeqiri që një ish anëtar i PRSD-së dhe ish ministër i Gruevskit, të propozohet për ambasador pikërisht nga BDI.
“Kjo politikë kadrovike e BDI-së jep një mesazh të keq qeverisë dhe i jep mundësi që Gruevski kuadro të ndryshme në pozita të caktuar të zgjedh shqiptar të ndëgjueshëm dhe të pranueshëm, dhe në logjikë të njëjtë të vepron ashtu si ka vepruar BDI-ja. Mendoj që ky propozim që ambasador të jetë Elenovski, është një mesazh shumë i keq për kuadrot, posaçërisht kuadrot e përgatitur në fushën e diplomacisë të cilët janë të gatshëm të pranojnë sfidën që të jenë ambasador dhe të prezantojnë jo vetëm interesat e shtetit, por edhe interesat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Izet Zeqiri, RDK.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat M tha se Elenovski është kuadër profesional dhe kuadër si ai i nevojitet diplomacisë.
“Nuk ka asgjë befasuese për faktin se Llazar Elenovski njihet që ka qenë ministër i mbrojtjes është kryetar i një OJQ që angazhohet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe ne jemi të bindur se ai do të mund që kontributin e tij ta jep edhe në Bruksel”, theksoi Abdylaqim Ademi, BDI.
Ademi tha se Llazar Elenovski aktualisht nuk është anëtar i BDI-së, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe të bëhet. Ka reaguar edhe LSDM e Branko Cërvenkovskit, duke i quajtur lëvizjet e fundit në diplomaki si teatër.
“Që të ndërtojë dhe zgjerojë ‘valën e re’, Gruevski nga naftalina i nxori edhe Filip Petrovskin dhe Llaze Elenovskin. Nuk e din, cili më shumë parti dhe funksione shtetërore ka ndërruar. Çfarë mund të jetë më tepër ‘vala e re’ përpos një teatri kur në 20 vitet e kaluara, njeriu që më së shumit është në pushtet, katër vjet si ministër dhe gjashtë vjet si kryeministër, quhet Nikolla Greuvski”, tha Andrej Petrov, deputet i LSDM-së.
Ndaj pres konferencës së LSDM-së ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja. “Në vend që të harxhojnë energji që të diskreditojnë hapin e VMRO-DPMNE-së për freskim dhe riorganizim, duhet të kuptojnë se vet ata duhet të reformohen. LSDM është partia e njëjtë me njerëzit e njëjtë tashmë 20 vjet. Funksionarët e saj janë të pandryshuar dhe të përjetshëm. Ajo duhet të jetë tema kryesore me cilën duhet të merret LSDM-ja. Ne nga këtu nuk mund ti ndihmojmë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni