Pamje e Eleanor Roosevelt duke lexuar një kopje të Deklaratës e cila sot eksiton ne 500 gjuhe, madje dhe ne shqip

 

Nga Nefail MALIQI,  publicist dhe gazetar 

      Dita e sotme 10 dhjetori është Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut e cila shënon ditën e aprovimit të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut (1948) nga ana e OKB-së. Kjo dite eshte nje dite qe shenohet ne mbare boten pos ne ato vende komuniste,  diktatoriale apo antidemokratike, ka thene  publicisti yne i njohur Nefail Maliqi, gazetar mbi dy decenie ne OKB i cili njihet si militant i fjales se lire dhe i te Drejtave te Njeriut, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jone”

 

69 vjet e me pas: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut “standard të përbashkët të arriturave për gjithë njerëzit dhe kombet”

Image result for déclaration universelle des droits de l'hommeDeklarata Universale për të drejtat e njeriut eshte ne 500 gjuhë të ndryshme – vazhdon të ekzistojë, për gkjthsecilin prej nesh, ekziston një burim frymëzimi për promovimin e praktikës universale të të drejtave të njeriut.

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e cila shënon nismën më serioze të institucionalizimit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, deklaratën universale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të miratuar më 1948. vjen pas Rezolutes 217A (III) nga Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Duke pasur parasysh se njohja e dinjitetit të natyrshëm të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore dhe të drejtave të tyre të barabarta dhe të patjetërsueshme është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

Duke pasur parasysh se injoranca dhe përbuzja për të drejtat e njeriut kanë çuar në akte barbarizmi që revoltojnë ndërgjegjen e njerëzimit dhe se ardhja e një bote ku qeniet njerëzore do të jenë të lira të flasin dhe besojnë e terrorit dhe mjerimit, është shpallur si aspirata më e madhe e njeriut.

Edhe pse njerzimi gjatë historisë kishte aprovuar dokumente të ndryshme që mund të konsiderohen pararendëse të mbrojtjes të të drejtave të njeriut (Magna karta libertatum, apo Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve), megjithate, Deklarata është dokumenti më original dhe më i përgjithshëm që njeh të drejtën e gjithë njerëzve në “jetë, liri dhe siguri pa asnjë dallim.

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është një deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijinm nga traktate ndërkombëtare, transferta ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Këto dy Konventa, të cilat shtjellojnë më tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1966.

Në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar nga mjaftueshëm shtete anëtare  për të hyrë në fuqi dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombtëare e të Drejtave të Njeriut mori fuqi në ligjin ndërkombëtar.Artikujt Të drejtat e mbrojtura.Image result for déclaration universelle des droits de l'homme

SHPËRNDAJE