OKB: HETIME PRECIZE PËR 21 JANARIN

Komiteti i OKB-së kundër Torturaës në Gjenevë ka mripitur një sër prgresesh nga Qeveria Shqitare, sidomos në fushën e  legjislacoinit, por nuk mungojnë as akuzat dhe krtikat në adresë të Tiranës zyrtare. Në konluzionet e Komitetit të OKB-së mbi raportin e torturave në Shqipëri rekomandon autoritetet shqitare të zhvillojnë hetime precise dhe neutrale si një çështje prioritare rreth të shtënave fatale mbi tre demonstruesit nga policia gjatë protestave anti-qeveritare në Tiranë në janar të vitit 2011, njofton SHQIP dhe agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” nga selia e Kombeve të Gjenevë.

 

Gjenevë/UNO, 2 qershor

 

Pas shyqrtimit të rapotit nga Shqipëria mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe torturat eventuale në këtë vend, Komiteti i OKB-së kundër torturës ka mirëpritur dorëzimin e raportit të dytë periodik nga pala shtetërore, edhe pse ai është dorëzuar me një vonesë prej gati dy vjet. Komiteti Kundër Torturës ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku kritikon qeverinë.

 

 

KOMITETI OKB-së MBI PROGRESET E QEVERISË SHQIPTARE NE SFERËN E LEGJISLACIONIT

 

Komiteti i OKB-së Kundër Torturës në Gjenevë ka mirëpritur një sërë progresesh nga qeveria shqiptare, sidomos në fushën e legjislacionit, por nuk mungojnë as akuzat dhe kritikat në adresë të Tiranës zyrtare. Në konkluzionet e Komitetit të OKB-së mbi raportin e torturave në Shqipëri rekomandohen autoritetet shqiptare të zhvillojnë hetime precize dhe neutrale, si një çështje prioritare rreth të shtënave fatale mbi katër demonstruesit nga policia gjatë protestave antiqeveritare në Tiranë, në janar të vitit 2011. Komiteti e konsideron si çështje prioritare marrjen e informacioneve dhe bën thirrje për hetime precize rreth ngjarjes së 21 janarit. Në raport theksohet se duhet të hartohen të dhëna të sakta mbi hetimin e torturës dhe keqtrajtimit të paligjshëm, përdorimin e forcës nga policia dhe sigurimin e hetimeve efektive në incidentet e raportuara të keqtrajtimit të fëmijëve në mjedise të kujdesit social.

Komiteti vëren me shqetësim se nuk është ndërmarrë nga qeveria asnjë hetim mbi akuzat e paraburgimit të fshehtë, të kryera në territorin e shtetit. Në kontekstin e bashkëpunimit të saj në luftën kundër terrorizmit, Komiteti është i shqetësuar më tej nga mungesa e informacionit nga shteti palë, në lidhje me masat e veçanta që ka ndërmarrë për të zbatuar rekomandimet e studimit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara mbi praktikat globale për ndalimin sekret.

Komiteti i OKB-së kundër Torturës është i shqetësuar nga raportet e Avokatit të Popullit dhe institucioneve, duke vepruar si Mekanizëm Kombëtar Parandalues. Komiteti rekomandon që shteti palë të sigurojë një qasje të rregullt dhe në kohë nga Avokati i Popullit, në të gjitha vendet e paraburgimit, pa kufizuar vizitat e tij për të në vend-hetim mbi pretendimet e abuzimit dhe pa pëlqimin paraprak të vizitës nga autoritetet përkatëse.

 

 

 

SHQETËSIMET  E OKB-SË ME SHQIPËRINË

Dhuna

“Duhet miratimi i projektligjit të ri kundër dhunës ndaj fëmijëve në shkolla, të ndalohet ndëshkimi trupor në të gjitha mjediset”.

Paraburgimi

Komiteti vëren me shqetësim se nuk është ndërmarrë asnjë hetim nga qeveria mbi akuzat e paraburgimit të fshehtë, të kryera në territorin e shtetit.

21 janari

Komiteti rekomandon autoritetet të zhvillojnë hetime precize dhe neutrale, si një çështje prioritare rreth të shtënave fatale mbi katër demonstruesit.

Keqtrajtimet

Në raport theksohen se duhet të hartohen të dhëna të sakta mbi hetimin e torturës dhe keqtrajtimit të paligjshëm dhe përdorimit të forcës nga policia.

 

Komiteti është i shqetësuar edhe për mungesën e stafit profesional, burimeve financiare dhe burimeve metodologjike të parashikuara për Avokatin e Popullit. Në fund, Komiteti i OKB-së ka rekomanduar shtetin që të sigurojë për Avokatin e Popullit mjete të mjaftueshme të burimeve financiare, teknike dhe logjistike për të mundësuar që ai të kryejë funksionet e veta në mënyrë efektive dhe të pavarur, në përputhje me ligjet vendore dhe konventat ndërkombëtare. Miratimi i projektligjit të ri kundër dhunës ndaj fëmijëve në shkolla, të ndalojë ndëshkimin trupor në të gjitha mjediset dhe të ndërmerren masa në të gjitha nivelet e qeverisë, për të siguruar ndërgjegjësimin e publikut për ndalimin dhe dëm të dhunës kundër fëmijëve dhe grave në të gjithë sektorët. Në vazhdim, Komiteti i OKB-së ka vërejtur informacione të qeverisë shqiptare për ndryshimet legjislative në Kodin Penal për t’u marrë me trafikimin e personave (nenet 110 / a, 114 / b dhe 128 / b) dhe aktivitetet e Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit të Personave dhe miratimin e “procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referencën e viktimave potenciale të trafikimit”, të datës 27 korrik 2011. Megjithatë, ai shpreh shqetësim serioz në mungesë të të dhënave për masat për të parandaluar aktet e trafikimit dhe të ndjekjeve penale dhe llojet e dënimet e shqiptuara për akte të tilla. Prandaj Komiteti i OKB-së i bën thirrje palës shtetërore të vazhdojë të marrë masa efektive për të rritur mbrojtjen për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore; të parandalojnë dhe menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të paanshme të hetojë, ndjekë penalisht dhe dënojë trafikimin e personave dhe praktikat e lidhura me ato; të sigurojë mjete si dëmshpërblim për viktimat e trafikimit, përfshirë edhe ndihmën për viktimat në raportimin e incidenteve të trafikimit në polici, në veçanti duke ofruar ndihmë ligjore, mjekësore dhe psikologjike dhe rehabilitimin, përfshirë edhe strehëzat përkatëse, në përputhje me nenin 14 të Konventës; të parandalojnë kthimin e personave të trafikuar në vendet e tyre të origjinës, ku ka një bazë të konsiderueshme për të besuar se ata do të jenë në rrezik të torturës; sigurimi i trajnimit të rregullt nga policia, prokurorët dhe gjykatësit për parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e akteve të trafikimit, duke përfshirë në garancitë e së drejtës për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur dhe të informojnë publikun e gjerë për akte të tilla dhe të hartojë të dhëna të ndara rreth viktimave, ndjekjeve penale dhe llojet e dënimet e shqiptuara për vepra të trafikimit. Gjithashtu kërkohet dhënia e kompensimit viktimave dhe masat për të parandaluar aktet e trafikimit.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni