Nuri Shahin zyrtarizon kalimin në Liverpool

Mesfushori turk, Nuri Sahin edhe zyrtarisht është lojtar i Liverpoolit. Klubi nga “Anifeld” përmes faqes se vet zyrtare ka konfirmuar transferimin e turkut, i cili në kët klub vjen në formë huazimi nga Real Madridi. Ndërsa “Mediaset” në Itali ka publikuar analizën e lojtarëve me vlerën më të lartë në botë. Sipas kësaj analize lojtari me vlerën më të madhe në treg në futboll, është Lionel Messi me 100 milionë euro. Më shumë se 7 milion shikues ose saktësisht 7.202.000 njerëz kanë ndjekur ndeshjen e superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle. Kjo është shikueshmëri më e madhe se olimpiadës së Londrës…..

Mesfushori turk, Nuri Sahin edhe zyrtarisht është lojtar i Liverpoolit. Klubi nga “Anifeld” përmes faqes se vet zyrtare ka konfirmuar transferimin e turkut, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Real Madridit. Ai pasi të kryen testet mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën e tij me klubin anglez. Turku ishte i lidhur edhe më kalimin e tij në Arsenal, por në fund zgjodhi skuadrën e Liverpoolit. Sahin verën e kaluar u transferuar nga Borussia Dortmund tek Reali, por që në “Santiago Bernabeu” nuk tregojë performnacë të mirë duke qëndruar shumicën e kohës në bankinë. Sahin të Liverpooli kalon në formë huazimi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni