Një gjeneral për president të Kosovës – e kjo është zonja ATIFETE JAHJAGA

Rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes tre liderët e Kosovës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa në prani të ambasadorit amerikan Kristofer Dell mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën shpalosën detaje të marrëveshjes së arritur për kapërcimin e krizës politike e institucionale të Kosovës.

Në fillim të konferencës që u mbajt në selinë e kryeministrisë së Kosovës, fjalën e mori Hashim Thaçi i cili tha se sot së bashku si lider të partive politike në mbështetje të ambasadorit amerikan Kristofer Dell kemi arritur marrëveshjen për Kosovën e reformave, për Kosovën evropiane. Ajo që dje dukej e pamundshme sot u arrit në marrëveshje. Ne sot kemi arritur të

Pacolli: Nuk kam pasë presion për t’u tërhequr nga kandidatura e presidentit

Me pas fjalën e mori Behjget Pacolli i cili tha se unë isha president i Kosovës për 35 ditë. Fillova në mënyrë të ndershme, ia fillova mirë, u arritën suksese, bëra një plan të veprimit. Erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe unë e pranova këtë vendim prandaj u dasht që të shkoj prej pozicionit të presidentit të Kosovës. Ky sukses imi është kurorëzuar edhe me një sukses të sotëm që u arritëm marrëveshje falë ndihmës së madhe të mikut të madh të Kosovës, ambasadorit amerikan Kristofer Dell. Unë i falënderoj liderët e dy partive të mëdha z.Thaçi dhe z.Mustafa që arritën të bëjnë këtë marrëveshje. E në veçanti do të falënderoj z.Pacolli i cili tregoi një përgatitje të lartë për bashkëpunim.

Unë jam tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës. Unë nuk kam pasë asnjë presion as nga kryeministri, as nga z.Dell e as nga faktori ndërkombëtar. Un ë e kam vlerësuar se do të ishte gabim im fatal që ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Unë jam tërhequr jo si humbës por si fitues i sinqertë. Jam tërhequr sepse kam konsideruar se qytetari i Kosovës është në vend të parë. Unë do të jem aty ku thërret Kosova dhe do të jap ndihmën time. Koalicioni qeverisë do të vazhdojë punën dhe ne do të kemi nj qeveri edhe më të fortë që do t’u bëjë ballë sfidave.

Unë e falënderoj kryetarin e LDK-së, parti kjo e vlerave demokratike e cila pa hezitim u ul dhe kontribuoi me energji pozitive në zgjidhjen e këtij problemi. Do të kemi qeveri e jo zgjedhje, tha në fund Pacolli.

Edhe Isa Mustafa fillimisht falënderoi z.Pacolli për kontributin e tij për krijimin kushteve për këtë marrëveshje ashtu siç e falënderoj edhe ambasadorin Kristofer Dell për krijimin e kushteve për marrëveshje. Mustafa falënderoi edhe Hashim Thaçin për arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës në vend.

Ne kemi arritur që të merremi vesh për një kandidat koncensual për president të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Unë e respektoj plotësisht këtë marrëveshje dhe besoj në arritjen e kësaj marrëveshje.

Dell: Pacolli është një lider që duhet të rrespektohet

Ndërkaq edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell tha se Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme. Liderët e juaj janë treguar të gatshme që t’i vendosin interesat e tyre shtetërore mbi ato partiake. Unë jam këtu me liderët tuaj dhe kjo flet se udhëheqësit e Kosovës mund të punojnë se bashku për një të arritur të mirë për Kosovën. Në një demokraci ka vend për të gjithë por edhe për respekt. Behgjet Pacolli është një person që duhet respektuar. Ai nuk ka bërë asnjë gabim por ai ka paguar çmimin e rëndë. Ai ka treguar veten se është një lider serioz dhe ka vënë interesin e shteti mbi interesin e tij personal dhe ai duhet të respektohet. Atifete Jahjaga është zgjuar sot në mëngjes pa dijeninë se do të merr këtë përgjegjësi. Ajo është një prej oficierëve më të mira në Kosovë dhe ajo tash si presidente e Kosovës do ta mbroj Kushtetutën dhe institucionet e saj. Jahjaga do të jetë një simbol i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. SHBA-të kanë punuar me Jahjagën dhe me Jahjagën është takuar edhe sekretarja Klinton dhe ajo është person i duhur për Kosovën. Unë ftoj që t’i ofrojmë asaj ndihmën në sfidën e saj si presidente e Kosovës.

I pyetur se kush do të jetë garantues i kësaj marrëveshje.

Ne kemi instaluar mirë praktikën e debatit pozitë dhe opozitë për interesa të shtetit. Implementues do të jemi të gjithë ne. Të pyetur se a shkilet Kushtetuta për shkak të caktimit të afatit të presidentit koncensual, edhe Mustfa edhe Thaçi thanë se kjo është marrëveshje dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.

Isa Mustafa shtoi se LDK-ja do të mbetet në opozitë por do të respektojë këtë marrëveshje për reformë zgjedhore dhe për zgjidhje të kësaj situate.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni