Fitim Islamin,i cili deklaroipër agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se “ne sot po i shpërndajmë 450 syza dioptrike për qytetarët nevojtarë të komunës së Preshevës dhe më gjerë…”       

Preshevë,1 gusht

Në Preshevë sot është organizuar një aksion humanitar për shpërndarjen e syzeve dioptrike për nevojtarët e komunës së Preshevës. Përkitazi me këtë aksion,ne biseduam me organizatorin e këtij aksioni shumë të qëlluar dhe bamirës Fitim Islamin,i cili deklaroipër agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se “ne sot po i shpërndajmë 450 syza dioptrike për qytetarët nevojtarë të komunës së Preshevës dhe më gjerë…” Islami deklaroi po ashtu se “këto syze janë të përdorura në Zvicër,por vullneti im ka qenë që ti ndihmoj qytetarëve tanë prej nga jam edhe unë,gjegjësisht të Preshevës…”  Ai po ashtu tha se unë këtë aktivitet e zhvilloj edhe në Zvicër ku edhe punoj.

 

Ndërkaq, lidhur me pyetjen tonë, se si i cakton dioptrinë për qytetarët që bartin syza,Islami tha se kjo është shumë e rëndë sepse unë këtu nuk kam mjete,por në një mënyrë i caktoj duke lexuar në një gazetë ose i orientoj ata që të kontrollohen te oftamologu dhe pastaj ti përdorin këto syze dhe në raste të komplikuara,atyre ua japi vetëm ramët e syzeve në mënyrë që ata paraprakisht ta bëjnë kontrollimin te mjeku i syzeve dhe ti vendosin vet xhamat e syzeve.

 

Marrë në tërësi,pavarësisht mënyrës së ndihmës së qytetarëve,aksioni në fjalë është shumë i rëndësishëm dhe shih për këtë,në shtëpinë e kulturës ku shpërndaheshin këto syze ishin krijuar radhë nga qytetarët që prisnin për ti marrë një palë syze. avni jusufi

SHPËRNDAJE