Natasa Bekvalac në lidhje me Qazim Osmanin?

 
   

Natasa BekvalacKëngëtarja serbe, Natasa Bekvalac, është duke dalë me biznesmenin me origjinë nga Gjakova, Qazim Osmanin, i cili prej dhjetëra vitesh jeton në Hamburg dhe ka krijuar pasuri përrallore.

Qazim Osmani së bashku me katër vëllezërit tjerë njihen si Feliksat e Hamburgut. Pasuria e tyre vlerësohet në qindra miliona euro dhe disa herë janë arrestuar nga Policia gjermane për t’u liruar më pas në mungesë fakteve. Pasuria e tyre vlerësohet rreth 400 milionë euro.

Serbja Natasa Bekvalac, sipas gazetës “Kurir” është parë në bregdetin kroat, në Poreç, në shoqërinë e tij dhe më pas kanë pasur një darkë të nxehtë të shoqëruar me të qeshura dhe intimitet.

Ajo personalisht nuk e ka pranuar që është takuar me Qazimin.

“Është e vërtetë se unë kam qenë në Poreç me një mik. Nuk dua të komentoj atë që thoni ju, sepse ajo është e pakuptimtë”, ka thënë ajo.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni