Mr.ARIFI: Ndërkombëtarët nuk do të priveligjojnë serbët e Kosovës e të injorojnë Referendumin e 1992 të Luginës

« Bashkësia ndërkombëtare, të jetë e vetëdijshme e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, se ate që ia ofron serbëve në Kosovë, na takon edhe neve shqiptarëve në Luginën e Preshevës » ka eklaruar sot Mr.Nagip Arifi, kryetar i Rilindjes Demokratike duke ju pëgjigjur pyetjes rreth një propizmi të Ehard Busek.

 

Bujanoc 7 janar/AIK-Presheva Jonë,

« Nuk ka zgjidhje më të mirë se sa vullneti i përcaktuar i qytetarëve në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, por ne duhet të dijmë të sillemi dhe të veprojmë me faktorë më të fuqishëm se ne dhe që sot janë vendimtar në realizimin e një qëllimi politik. Besoj se jemi në rrugë të mbarë, që ata faktorë të jenë baza dhe mbështetja jonë e sigurtë, ngase ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa që garantojnë dokumentet ndërkombëtare sa i përket të drejtave individuale dhe kolektive të pakicave nacionale… ka deklaruar sot për aencinë informative « Presheva Jonë » ka pohuar sot Mr.Nagip Arifi, kryetar i Rilindjes Demokratike duke ju pëgjgigjur pyetjes rreth një propizmi të Ehard Busek.

 

Sipas liderit të PD-së z.Arifi « Besojmë, që bashkësia ndërkombëtare, të jetë e vetëdijshme e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, se ate që ia ofron serbëve në Kosovë, na takon edhe neve shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe angazhimet tona politike, do të jenë të fokusuara në këtë drejtim.   Për këtë na obligon edhe Referendumi po edhe Deklarata politike e kshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve e vitit 2006, dhe patjetër do vjene në shprehje reciprociteti si aj ekonomik po edhe politik… »


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni