Ylli i estrades sone kombëtare Mira Janji ne bisede me gazetarin tone te njohur në organizatat nderkombëtare Nefail Maliqi në hotelin Palais Wilson*****në Gjenevë

Mira Janji një këngëtare seksi, e përkryer flet per “Presheva Jonë” per karrieren qe po synon majat e sukseseve në Zvicër dhe botë

 

Mira Janji eshte ylli i muzikes shqiptare, kengetare me emer e te gjitha rrymave muzikore, top modelja dhe bukuroshja jone më seksi e cila sa here dele ne ne ekran apo skenë le meshkujt pa frymë apo femrat sy e gojë hapur. Pra është kjo Mira Janji e cila ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve për Kanto. me pas ato posuniversitare ne Itali dhe njekohesisht atje petagoge ne nje shkolle private te muzikes ”Non solo musica” ne Cagliari.
Artistja jone e madhe shqiptare Mira Janji  gjate nje udhëtimi zyrtar në Gjenevë ne nje bisede ekluzive per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” rrefen për punën e saj për këtë vit që po e lëmë pas, madje tregon se nëse do të jetojë tashmë duke iu përkushtuar muzikës dhe njëkohësisht edhe moderimit, e për ndonjë mashkull, simpatik përkrah saj ende vazhdon ta mbaje sekret dhe në pritje, princin e saj, siq shprehet Mira duke qeshur.

Se shpejti klipi im i ri e rrethuar nga profesjonist per me teper e le surpriz per publikun

Mira Janji e cila kendon edhe ne gjuhe frenge dhe angleze gjate vizites ne Gjeneve ka zgjur nje interesim te madh jo vetëm tek publiku shqiptar por edhe tek ai zviceran e cila se shpejti do te nis prezentimi e saj me kenget  dhe performacat shkëlqyeshme duke vazhduar karrieren dhe prekur majat e ardhshme te sukseseve në Zvicër.

“Të gjitha udhëtimet që kam bërë e kanë të bukurën e vet, secili ka qenë shumë interesant, me plot punë por kam shfrytëzuar që të rri më shumë ditë, duke prekur edhe vendet e artit evropian që kanë shumë traditë dhe të lënë shumë mbresa. Nga keto vizita do te vecoja te fundit ne Gjenevë nje metropol jo vetem qender e gershetimeve te kulturave evopiane, tashme edhe te shqiptareve (mbi 300 mije ne Zvicer) por edhe organizata nderkombëtare qe ju prijne paqes dhe humanizmit, te drejtave te njeriut.

Ne vazhdim Mira për “Presheva Jonë” thotë se “në Gjeneve pos OKB-së vizitova edhe redaksine agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”, ne kete metropl evropian pash dhe e pershendeta edhe trimin tone Skerbebeun, busti i te cilit gjendej buze liqenit Lac de Leman te Gjenevës. Kengetarja jone e njohur Mira Janji përmes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” uron nga zemra Vitin e Ri gjithe shqiptareve nga Preveza deri ne Preshevë!

Mira Janji ishte dhe mbetet një prej artisteve më “in” këtë vitin qe shko dhe besojme edhe  në kete vit ne tregun muzikor shqiptar, siç na tregon dhe vetë me plot hite, plot bashkëpunime dhe me një super publik që e ka ndjekur dhe përkrahur çdo ditë. Është kjo këngëtarja me zë të ëmbël dhe seksi Mira Janji, biondina çapkëne që kohët e fundit i ka shtuar CV-së së saj edhe një tjetër plotësim pasioni, atë të prezantues.

Mira, si fillim na tregoni pak për muzikën?

Unë jam këngëtare e muzikës popullore. Pasioni për të ka nisur

që në fëmijëri. Doja gjithmonë të bëhesha një këngëtare e famshme.  E kam filluar si çdo fëmijë, në orën e muzikës në shkollë, e më pas në Liceun Artistik ku në atë periudhë kam fituar edhe dy çmime në Pallatin e Kulturës në Berat. Për ta çuar deri në fund e për ta kthyer më pas në profesion. Vendosa të shkollohesha për muzikë. Studimet e larta i vazhdova në Akademinë e Arteve në Tiranë për kanto e më pas ndoqa studimet pas universitare.

 

Ka diçka të re në dashuri te ju, deri kur keshtu pa unazë, becare ?

Është profesioni i tillë që nuk të lë shumë kohë t’i përkushtohesh jetës private. Unë jam duke i dhënë më shumë rëndësi karrierës muzikore dhe kështu që edhe jetën time private jam duke ia kushtuar karrierës. Muzika nuk me lë kohë për dashuri. Beqaria merr fund atëhere kur vjen unaza, dmth princi. Nje bashkëshort qe me don dhe e dua..

Çfarë është më e rëndësishme për ju.pos muzikës në jetë?

Të bëj një jetë sa më të mirë, punë, pushim dhe të sjellë gjëra të reja, freski për publikun dhe fansat e mi. Më pas dëshiroj të krijoj edhe një familje të lumtur me nje burre qe me don de e dua, qe duhemi shkurt e shqip!L’image contient peut-être : 1 personne, sourit, debout et plein air

SHPËRNDAJE