Ministri Makolli dhe misioni i tij i (pa) mundur

Nga Mujë SHALA

     Kryetar i “Vetvendosjes” per Zvicer

Për të shprehur kujdesin ndaj mërgatës shqiptare, Minsitria e Diasporës ka deklaruar se gjatë vitit 2013 do të filloj të bëjë regjistrimin e diasporës shqiptare, thuhet fillimisht ne komentin e Muje Shales, kryetar i “Vetvendosjes” ne Zvicer publikuar ne agjencine informative kombetare “Presheva jone”

Për të shprehur kujdesin ndaj mërgatës shqiptare, Misnitria e Diasporës ka deklaruar se gjatë vitit 2013 do të filloj të bëjë regjistrimin e diasporës shqiptare.

Një regjsitrim i diasporës do t’i mundësonte Ministrisë përkatëse të hartoj politikat e saj dhe planin veprues në harmoni me nevojat e mërgimtarëve. Gjithashtu, do të mundësonte të ketë një pasqyrë më reale të kapaciteteve ekonomike dhe njerëzore të mërgatës shqiptare.

Shtrohet pyetja se a mund të realizohet ky mision dhe cilat janë parakushtet që ky mision të jetë i mundshëm?

Gjithnjë duke pasur parasysh anët pozitive të regjistrimit të diasporës, regjsitrimi i diasporës për vitin 2013 duket i pamundur.  I deklaruar se do të bëhet me kaq nguti, len pershtypjen e një joserioziteti të Ministrisë së Diasporës.

Fillimisht, regjistrimi i diasporës do të duhej të kryhej kur është bërë regjsitrimi i popullsisë në Kosovë. Por duke pas parasysh se as brenda Kosovës nuk u krijuan kushtet e nevojshme për regjsitrim, me këtë rast diaspora u la anash për të mos thënë që u harrua.

Prej atëher nuk është bërë asnjë përgatitje për këtë regjsitrim.  Fakti që diaspora është shumë e shpërndar në shumë shtete dhe kontinente dhe duke mos ditur se cilat janë kriteret e përcatimit të  prioriteteve dhe nevojave më urgjente për Diasporën, këtë mision në kohë kaq të shkurtër e bënë të pamundur. Kur kemi parasysh se një shqiptar i Kosovës ka kaluar nëpër 4 shtete administrative duke filluar nga RSFJ, RSJ, UNMIK.Kosovo dhe Repubika e Kosoves, e vështirson në mase ekstreme regjsitrimin e diasporës. Andaj regjsitrimi i paraparë për 2013 më shumë duket si “hajgare” se sa një angazhim serioz i një rëndësie të veçant për Ministrin e Diaporës.

Kur kuptojmë se MeD nuk ka ligj por ende funskionon me Urdhër Administrativ, hedhja në një aventurë të tillë, jo vetëm që i’a zbeh imazhin Med dhe e bënë atë joserioze, por edhe neve si mergimtarë na zhvlerëson  para shteteve ku jetojmë.

Statistikat ekzistuese të shteteve ku jetojnë mërgmitarët shqiptarë, ndoshta nuk pasqyrojnë saktësisht realitetin dhe numrin e shqiptarëve që jetojnë në këto shtete, por ta paktën japin një pasqyrë të përafërt, e cila, mendoj, do të duhej të shfytëzohet nga MeD deri në pëtgatitjen serioze të regjistrimit të Disaporës që sigurisht që do të merr kohë më shumë se një vit. Kur kësaj i shtojmë edhe procedurat dhe marrëveshjet bashkëpunuese bilaterale që duhet të bëjmë me legjislacionet e shteteve përkatëse nuk të lenë të shpresosh se këto bëhen kaq shpejt

Si përfundim i lutem Ministrit Makolli dhe gjithë Misnistrisë së Diasporës që të marrë shumë seriozisht trajtimin e Mërgimtarëve Që regjistrimi të bëhet atëher kur të plotësohen parakushtet për regjsitrimin e diasporës. Deri në plotësimin e këtyre parakushteve prioritet për Qeverin e Kosovës, përkatësisht MeD duhet të jenë projektet cilat mundësojnë dhe  lehtësojnë kthimin e kapitalit dhe trurit të mërgimtarëve në vendlindje.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni