Poeti Mexhid Mehmeti 1948 B I O G R A F I A – J E T A
Mexhid (Abedin) Mehmeti lindi më 11 qershor 1948 në fshatin Zhunicë , komuna e Preshevës. Filloren dhe gjimnazin i kreu në Preshevë, kurse Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.
Ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Qendrën arsimore Skënderbeu në Preshevë. Punoi përkthyes e gazetar te Flaka e vëllazërimit në Shkup. Ndërkaq, nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë, punoi gazetar dhe redaktor i kulturës në Rilindja – Bujku.
Është prezantuar në disa antologji poetike, në mesin e të cilave edhe në Poets for world peace të Akademisë Botërore të Paqes Stefan Gil të Kanadasë, pastaj në disa tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, rumanisht, boshnjakisht, kinezisht, mongolisht e gjuhë të tjera.
Në dy mandate ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ku ishte i angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e shumta etj.
Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin Shtatë ditë pas vdekjes, mori çmimin Hivzi Sulejman“, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit të botuar në prozë.
Më 2015, Karvani Poetik për Fëmijë Agim Deva ia dha Çmimin Ymer Elshani për romanin trevëllimësh për fëmijë ÇAMARROKËT, duke e çmuar si veprën më të mirë të vitit.
Më 2018, në 10 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ministria për Kulturë e Sport e Kosovës ia ndau çmimin “Vehbi Kikaj” për veprën më të mirë të vitit për fëmijë. Ky çmim iu nda për romanin “ECEJAKET E HERO LINDIT”, që njëkohësisht është romani i parë dhe i vetëm shtatëvëllimësh në letërsinë shqipe në përgjithësi.
ARRITJET DHE SUKSESET E TIJ
Që nga paslufta jeton dhe vepron në Prishtinë, përkatësisht në Fushë – Kosovë, ku është shpallur edhe QYTETAR NDERI.
Mexhid Mehmeti, më 2015 shënoi 50-vjetorin e krijimtarisë së tij letrare, ndaj me propozimin e gazetës shqiptaro-amerikane ILLYRIA, që del në Nju-Jork, presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, për kontributin e tij arsimor, letrar, publicistik e kombëtar, Mexhid Mehmetin e dekoroi me Titullin Naim Frashëri
MEXHID MEHMETI, PENË E NDRITUR E KOMBIT
Disa fjalë për romancierin, poetin, dramaturgun, e publicistin, Mexhid Mehmeti shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike, shkrimtar i kompletuar me të gjitha zhanret letrare, i shpërblyer me shumë çmime, si në fushën e poezisë, poashtu edhe në prozë, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe në kinezisht, i prezantuar nëpër shumë revista prestigjioze dhe në Almanakun Botëror të Poezisë. Është laureat i çmimit “Hivzi Sulejmani” nga LSHK, për veprën më të mirë në prozë, romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, laureat i çmimit “Ymer Elshani” për romanin trevëllimësh për fëmijë “Çamarrokët”. Janë disa nga arritjet e tij në planin afirmativ letrar, me të cilat na bën të ndihemi mirë e gjithë komuniteti shqiptar që jeton në Krahinën e Preshevës dhe më gjerë Shkrimtari Mexhid Mehmeti, përpos sukseseve të shumta që i ka arritur në planin krijues, ai është i dekoruar nga Presidenti shqiptar, Shkëlqesia e tij z. Bujar Nishani, me titullin “Naim Frashëri”, si dhe qytetar nderi i qytetit Fushë Kosovës…
SHKRIMTARI MEXHID MEHMETI LAUREAT I ÇMIMIT “VEHBI KIKAJ”
… Romani shtatë vëllimsh për fëmijë “”ECEJAKET E HERO LINDIT”, i shkrimtarit të njohur gjithandej trojeve shqiptare dhe më gjerë, Mexhid Mehmeti,i pari në letërsinë shqiptare për fëmijë, botuar nga sh.b. “Armagedoni” në Prishtinë, është laureat i çmimit të MKRS “Vehbi Kikaj”. Shkrimtari ynë Mexhid Mehmeti, po rrugëton sigurt nëpër shumë suksese, të cilat e bëjnë të lumtur shkrimtarin, na bënë të lumtur neve në tre komunat tona të ndara të Kosovës Lindore, i bënë të lumtur të gjithë shqiptarët anekënd botës. Ky roman, shkrimtarit Mexhid Mehmeti, ia jep vulën e prozatorit më të madh shqiptar, dhe si i tillë meriton të nderohet dhe të respektohet kjo penë e ndritur e kombit tonë. Meriton që me të arriturat e tij në letërsi, të dekorohet me titullin Qytetar Nderi i Preshevës, këtë që nuk e ka bërë asnjëherë komuna e Preshevës, e ka bërë komuna e Fushë Kosovës, e sa nuk është vonë duhet ta bëjë edhe vendi në të cilin jetoi veproi dhe dha kontribut të madh si në arsim poashtu edhe në kulturën letrare Për këtë në të ardhmen do të ndikojë Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, tek autoritetet komunale të Preshevës, që me një tribunë shkencore të nderohet me çmimin “Qytetar Nderi i Preshevës. Shkrimtarit dhe njërit nga themeluesit e ish -klubit letrare “Feniks” .
PUNA E PALODHSHME KRIJUESE- PASQYRË E SUKSESEVE TË ARRITURA
“Shpirti i një populli pasqyrohet me poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit” Alen Me këtë thënie të poetit dhe eseistit të njohur frëng Alen Bosket fillova këtë portret të njeriut, i cili që në moshë të re filloi të kontribuojë për kulturën e një pjese të ndarë të shqiptarëve e që quhet Preshevë, dhe pikërishtë është ai shpirt i këtij populli të ndarë, i cili u pasqyrua me punën e tij kulturore, poetike letrare.Është fjala për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, i cili punoi shumë në promovimin e kulturës së Kosovës Lindore në të gjitha zhanret e krijimtarisë letrare, por edhe në aspekte tjera kulturore.
KULTURA DHE PROMOVIMI
Mexhid Mehmeti Viteve të shtatëdhjeta, kultura letrare në Preshevë filloi të lulëzojë falë angazhimit të Mexhid Mehmetit, i cili ishte njëri nga themeluesit dhe bartës i aktiviteteve kulturo letrare , dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit, ku shquheshin për nga vlerat, të gjitha punimet që prezentoheshin atëbotë në këto revista.Kjo, pra ishte edhe një shtytje e madhe e krijuesve të rinj të merren me shkrime dhe punimet e tyre t’i plasojnë në këto revista, sepse pikërisht prej këtyre publikimeve u motivuan krijues e që tashmë janë bartës të kulturës së Kosovës Lindore dhe më gjerë.Mexhid Mehmeti ishte njëri nga themeluesit e Klubit Letrar “Feniks” të Preshevës dhe i Edicionit botues, ku për një kohë të gjatë e udhëhoqi.Bashkëthemelues të këtij Klubi letrar ishin edhe Jonuz Fetahaj, Xhemaludin Rexhepi, Gani Misini, Demir Behluli,Sadete Presheva etj., ku pastaj u aktivizuan edhe emra tjerë krijuesish si Xhemë Karadaku, Ferid Selimi, Nijazi Aliu etj., të cilët vazhduan punën e palodhshme të themeluesve të klubit.Edicioni i botimeve të Klubit Letrar “Feniks” ishte i suksesshëm dhe u botuan një sërë botimesh të autorëve të trevës së Kosovës Lindore, ku në disa vepra ishte redaktor.Në kohën kur e udhëhiqte Klubin Letrar, kultura preshevare lulëzonte, duke mbajtur aktivitete të shumta letrare si orë letrare, promovime të librave të ndryshme, Manifestimi “Takimet e Krijuesve Preshevarë” e shumë manifestime kulturore si në Preshevë dhe jashtë saj, duke treguar seriozitet të madh në avancimin e kulturës së Preshevës.
KRIJIMTARIA LETRARE
Mexhid Mehmeti me krijimtari letrare filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore. Vjershën e parë e botoi në vitin 1965 në revisten “Zani i rinisë”.Është shkrimtar me vlera të qëndrueshme letrare.Mexhidi ka një rezon të gjerë të krijimtarisë letrare, poezitë e tija janë të pasura me figura letrare, pra kanë figurshmëri poetike gjë, që i bënë shkrimet me një cilësi të lartë artistike.Pos që shkroi poezi Mexhidi shkroi edhe tregime, novela, katër drama, poemën për fëmijë dhe dy romane.Për veprat letrare të shkrimtarit Mexhid Mehmeti kanë shkruar pozitivisht edhe Kritikët letrarë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë. Panoramë letrare e krijuesve të Kosovë Juglindore, Gjilan 2004.
KONDICIONI KRIJUES – Mexhid Mehmeti shkrimtar, i takon Plejadës së ndritshme të kombit, e që punon pandërprerë në rritjen e kualitetit të shkrimit të tij. Si shkrimtar i kompletuar Mexhidi asnjëherë nuk e ndali rrugëtimin e tij krijues si në aspektin letrar, ashtu edhe me shkrime gazetareske, vështrime, kritika letrare etj., ku shpesh na gëzon edhe me botime të reja të çfarëdo zhanri qofshin.Pra lirisht mund të themi se Mexhid Mehmeti posedon edhe më tutje kondicion krijues, dhe se llogaritet si shkrimtar i palodhshëm, dhe synimet e tija janë që atë që e boton të ketë vlera të mirfillta letrare.
NË VEND TË PËRFUNDIMIT – Shkrimtari Mexhid Mehmeti, deri tash i radhiti nëntëmbëdhjetë vepra letrare dhe me sukses i preki të gjitha gjinitë letrare, pra kujtojmë se është në formë të mirë që shumë shpesh të na gëzojë me vepra të reja letrare, e që sigurisht se ka në dorëshkrim një mori veprash voluminoze ku në të ardhmen presin ta shohin dritën e botimit. Kujtojmë se shkrimtari Mexhid Mehmeti me sukses, për të satën herë, forcoi bindjen te lexuesit dhe te kritikët letrarë se në shpirtin e tij ekziston dëshira dhe dashuria e madhe për krijime të mirfillta e që deri më tash u promovua me sukses me veprat e tija të botuara deri më tani, dhe s’do mend se këto suksese në krijimtari letrare do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen, ku me shkrimet e tija do t’ia ngritë vlerën vendlindjes Preshevës, vendit ku jeton dhe sigurisht edhe mbarë kulturës shqiptare në përgjithësi.
V E P R I M T A R I A
Poezi
Klithje e përmallim, 1977
Frymëmarrje, 1984
Peizazh i ngrirë, 1994
Rikthim dhembjeje, 1998
Pikë në zemër, 2005
Përtej harrimit, 200
Zhumhurimë I, 2015
Zhumhurimë II, 2015
Proza poetike
Zhumhurimë III, 2015
Poema
Presheva, 1998
Pallati me yje, 2006
(poemë për fëmijë
Lumja, 1982
Puthja vrastare, 2003
Novel
Hija e korbit, 2005
Zgafellja e hutinit, 2005
Shtatë ditë pas vdekjes, 2006
Furtuna, 2007
Lëmë derrash, 2010
Ishulli i vdekjes, 2012
Tuna, 2012
Kalvari, 2012
Romane për fëmijë
Çamarrokët I, 2015
Çamarrokët II, 2015
Çamarrokët III, 2015
Ecejaket e Hero Lindit I, 2017
Ecejaket e Hero Lindit II, 2017
Ecejaket e Hero Lindit III, 2017
Ecejaket e Hero Lindit IV, 2017
Ecejaket e Hero Lindit V, 2017
Ecejaket e Hero Lindit VI, 2017
Ecejaket e Hero Lindit VII, 2017
Drama
Zibardhët, 1998
Monstrumiada, 1998
Ëndërroj për një ditë, 1998
Vdekje e hijshme, 1998
Kritikë letrare
Vlerësime veprash e autorësh, 2
Publicistikë
Njeriu që rrezonte mirësi, (2017)
Masakrat serbe në Preshevë e rrethinë, 2014 (dorëshkrim
Në gjuhë të tjer
Poezi të zgjedhura, kinezisht, 2010
Gatanje (Fall), boshnjakisht – anglisht, 2012
Naopta lunga (Natë e gjatë), rumanisht, 2012
Anatomia del dolore (Anatomia e dhembjes), italisht, 2013
Shkruar nga shoqata letrare”Feniks” në Preshevë – nga kryetari Bilall Maliqi