Meta: 8 Maji, do vlerësojë vendimin tonë për koalicion me PD-në

(AIk-Presheva Jone)

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e ka nisur sot turin e tij para elektoral nga qyteti i Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, duke inkurajuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së për punën që kanë bërë në këtë qytet por edhe më gjerë, ai u shpreh se “8 Maji, dita e zgjedhjeve vendore do të jetë një ditë fitore për LSI-në”.

“Kjo datë do të rikonfirmojë jo vetëm LSI-në si forcë e fuqishme politike në vend por edhe do të vlerësohet me votë vendimi historik që LSI-ja mori për të bërë koalicion me PD për interesa kombëtare”, tha ai. Duke shtuar se ka ardhur koha që të gjitha komunitetet në Shqipëri të vendosin sesi do të drejtohen në katër vitet në vijim. “Ka ardhur koha që të gjitha forcat politike të konfirmojnë përkrahjen e tyre. ashtu sikurse është momenti më i mirë për të zgjedhur kandidaturat më të mira përfaqësuese që do të vendosen nga forumet e LSI-së”, tha më tej Meta.

Duke përfunduar se LSI-ja do të arrijë më 8 maj një rezultat spektakolar që do të afirmojë drejtësinë e vendimeve të mëdha që ka marrë në interes të vendit në një kohë të vështirë.

“Vendime të rëndësishme që tregojnë në radhë të parë atdhedashurinë e kësaj force politike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të cilët interesat e vendit, stabiliteti i tij, integrimi i tij evropian janë më të çmuara se çdo gjë tjetër edhe se interesat e ngushta të vetë LSI”, përfundoi Meta.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni