Mendohet të jetë vrarë komandanti i Al Kaidës afrikane

 

Raportohet se personi i dyshuar si hartuesi i planit për sulmin terrorist të vitit 1998 kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, është vrarë në Somali.

Komisioneri i policisë keniane, Mathju Itere, është cituar duke thënë se Fazul Abdullah Mohamed, është vrarë në Mogadishu dhe se shumë shpejtë do të bëhen testet e ADN-së për të verifikuar identitetin e tij.

Fazul besohej se ka qenë lideri i operacioneve të Al Kaidës për vendet e Afrikës Lindore dhe komandanti kryesor ushtarak i al Shabab, grupi i militantëve islamik që tenton ta kontrolloj Somalinë.

Fazul kërkohej nga SHBA në lidhje me bombardimin e ambasadave në Nairobi dhe Dar es Salam, që vrau më shumë se 200 persona dhe për sulme të tjera terroriste.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni