Mehmetit i vjen keq që nuk i solli shumë para Malmos

Malmo, 12 nëntor – Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti ka firmosur kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Serie A të Italisë, Palermo. Ai do të kalojë në Itali në fund të vitit para se me Malmon të luajë ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës kundër Austrisë të Vjenës.

“Kontrata ime me Malmon skadon në fund të vitit dhe Palermo më dëshiron sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të kisha dëshirë të luaja edhe ndeshjen me Austrinë, por Palermo nuk e dëshiron këtë”, ka thënë Mehmeti, transmeton Koha Ditore shkrimin e gazetës suedeze

”Sydsvenskan”.

Mehmeti ndeshjen e fundit para tifozëve të tij te Malmo do ta luajë kundër AZ Alkmaarit në Ligën e Evropës.

Mehmeti shpërtheu në skuadrën të Malmos dy vjet më parë. Ai vitin e kaluar me Malmon e fitoi titullin e kampionit të Suedisë.

“Tifozët e Malmos i kam në zemër. Ata më kanë dhënë çdo gjë dhe shpresoj se shumica do të më kuptojnë”, tha Mehmeti.

Mehmeti në Palermo do të kalojë pa dëmshpërblim, por skuadra italiane do t’i paguajë Malmos, 550 mijë euro kompensim për zhvillimin e futbollistit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni