MEDVEGJA me Albanën, Mihrijen dhe Naimin të shtunën e ardhshme në Zvicër feston pavarësinë e Kosovës

Me medvegjasit të festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Këtë manifestim,direkt nga Zvicra si gjithmonë do t’a përcjell edhe Portali Informativ medvegja.net,në mënyr që të ju mbajm të iformuar për çdo aktivitet të medvegjasve.

 

Se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, kanë qenë dhe janë shpirtërisht të lidhur me Kosovën, dëshmon edhe ky manifestim festiv, që do të organizohet për nder të katër vjetorit të pavarësis së Kosovës. Se si është situata në Medvegjë, shpresoj se jeni të njoftuar të gjithë, prandaj, ne medvegjasit, që jetojmë dhe veprojmë në Zvicër, do të festojmë me vëllezërit tanë të Kosovës dhe të të gjitha trevave shqiptare. Prandaj, kemi nderin që t`ju ftojmë në këtë manifestim, shpresojmë shumë, se e meritojmë, që të jeni në mesin tonë. Prandaj, për nder të katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Shoqata Humanitare “Medvegja” në Fully të Valisit, organizon një manifestim festiv dhe kulturor.

 

Që kjo festë të jetë edhe më madhështore, kryesia e SHH “Medvegja” ka përgatitur një program të begatshëm kulturor me këngë dhe valle shqipe. Marrin pjesë Shoqëria Kulturore Artistike “Medvegja”, këngëtarët e mirënjohur të estradës sonë Mihrije Braha dhe Naim Abazi si dhe këngëtarja e sukseseve të mëdha që jeton dhe vepron në Zvicër Albana Azizi. Në këtë manifestim festiv, kanë konfirmuar pjesmarrjen edhe mediat, si TV DIASPORA-RTK, presheva.com, etj.

Festa mbahet me 18 Shkurt 2012 në orën 19.00. Adresa: Salle Polyvalente La Rosiére 1905 Dorénaz. (Zvicër). Presim që këtë Festë ta festojmë së bashku. Ju mirëpresim.

Për info: 0796376648.

Ju mirëpret SHH “Medvegja”, Fully-Zvicër, me kryetar Zenel Neziri.

 

P.S

Nëse, eventualisht nuk vjen ndonjëra nga këngëtaret e lartpërmendura, është pa fajin e redaksisë sonë.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni