Është për t’u cuditur, derisa disa portale albanofone i dhanë «myzhde» familjen Nuhiu për “ekstradimin” e birit të tyre nga Zvicra në Serbi, mediat zvicerane deri tash asnjë fjalë, asnjë rresht nuk e kanë shkruar. Rrespekt ndaj familjes Nuhiu apo gazetari profesionale  të cilat nuk shkruajnë pa pasur një vendim zyrtar  për « ekstradimin » e kosovarit në Beograd të arrestuar para një viti në Vevey sipas një kërkese të ambasadës serbe në Bernë.   Për shembull, ne kishim  njoftime për vizitën e papritur të minisrit kosovarë Makolli në Bernë, apo nëse  kemi ndonjë informacion se Shemsiu sot qenka nxjerrur nga burgu i Lausannes dhe sonte mund të jetë në Beograd…dhe tash nuk ka nevojë të bëhet panik apo të jepet infomacioni pa u konfirmuar zyrtarisht nga ana e autoriteteve zvicerane.

 

 

Vevey, 21 mars

 

 

Në fakt nuk mund të thuhet se askush nga  mediat nuk kanë shkruar për «esktaradimin» e Sh.N, në Serbi..të parat media « myzhden » e dhanë mediat serbe, sikur Tanjug, por edhe disa prortale albanofone aty-këtu. Ato shkrujatën e shkrujatë, kronologji e fejtone për ket «ekstardim» rreth rastit Sh.N. i cili ende gjendet në Zvicër dhe për cudi ende nuk kanë shkruar  asnjë rresht mediat zvicerane për ketë rast. Nuk shkruajtën as shtypi zviceran, nuk folën për ketë “ekstradim” as radio e as televizioni zvicerane, madje as agjencia zvicerane ATS..ku disa « gazetagji» ishin përpjekur t’ja « shitnin»  lajmin « ekskluziv»  (myzhden)  edhe atyre për « ekstradimin» e Sh.N. në Serbi, por ato vepruan profesionalisht, nuk e dhanë. Familja Nuhiu ka cmuar lartë dhe janë mirënjohës për profesionalizëm, sepse, sipas tyre jo vetëm që nuk dinë ende saktësisht se kur «ekstradohet» ai në Beograd por shkrimet, lajmet  e tepërta…jo sot , jo nesër po ekstradohet vëllau, biri i tyre,  kishin terrorizuar në njëfarë mënyre familjen Nuhiu.  Për shembull, ne kishim  njoftime për vizitën e papritur të minisrit kosovarë Makolli në Bernë, apo nëse  kemi ndonjë informacion se Shemsiu sot qenka nxjerrur nga burgu i Lausannes dhe sonte mund të jetë në Beograd…dhe tash nuk ka nevojë të bëhet panik apo të jepet infomacioni pa u konfirmuar zyrtarisht nga ana e autoriteteve zvicerane.

 

Sikur familja Nuhiu ashtu edhe mediat zvicerane, pra edhe agjencia informative kombëtare « Presheva jonë » ka pasur njoftimin e 7 marsit, por  pa vendosur defitivisht policia dhe autortitet e Bernës për eskstradimin e Sh.N. në Serbi, nuk kanë dashur të bëjnë panik. Fundja para mediave zvicerane askush nuk mund të kuptojë apo të ketë një lajm coftë të mirë apo të hidhur, kur ato janë vazhdimisht në kontakt me autoritet qeveritare dhe gjykatat zvicerane dhe krej të kuptueshme është pse ato nuk deshën ta marrin ketë lajm si «eksluzivitet» dmth  dërgimin e një shqiptari n’gojë të ujkut, siq shprehet vëllau i Shemsiut.

 

 

Edhe pse më 2 dhjetor të vitit të kaluar ishte marrur një vendim për  « ekstradimin në Serbi » të Shemsi Nuhiut nga Tribuanli  Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës, megjithatë  Nuhiu mbetet në Zvicër falë angazhimit të avokatëve të tij (Jacques Barillon dhe Tirelli Ludevik). Pas këtij vendimi përpjekjet për të kundërshtuar dërgimin e shemsi Nuhiut në Serbi vazhduan, ku komuniteti shqiptarë u organizua në Zvicër duke  tubuar mijëra firma në një petecion dërguar (16 dhjtor 2011) ministrisë së drejtësisë dhe policisë (DFJP) në Bernë, ku pastaj pasoi edhe protesta dhe petecioni në Prishtinë. Zërin kihsin ngritur në favor të mosekstardimit të Shemsiut edhe autoritet kosovare si në Prishtinë ashtu edhe në Bernë si dhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës duke alarmuar Zvicrën dhe komunitetin ndërkombëtar për ndjekjen e e padrejtë të të rinjve nga Lugina në bazë të disa fletareeste të Serbisë të motivuara politikisht.

 

 

Më 29 dhjetor të vitit të kaluar agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” avokati i Sh.N. z. Jacques Barillon në Gjenevë e kishte njoftuar se  « suspendohet për momentin eskstardimi i Sh.N. në Serbi.. » të cilin lajm e jep edhe gazeta « Le temps » (L’extradition d’un suspect accusé par la Serbie de crimes de guerre est suspendue). “Për mu dhe kolegun tim Tirelli Ludevik një ankesë të tillë e kemi bërë  të mërkuren e kaluar pranë Gjykatës Federale në Bernë..Sepse Sh.N.  gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë,  ai  ka qenë i pranishëm në Maqedoni dhe se ai ndicet nga  drejtësia serbe  për shkak të opinioneve të tij politike, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror…” ka pohuar për agjencinë avoakti Barillon. Dhe që nga atëherë s’ka pasur lajme rreth rastit të Nuihut. Por, në një deklaratë të z.Folco Galli nga Zyra Federale e Drejtësisë (OFJ) për agjencinë informative « Presheva Jonë » ishte përgjigja para vitit të ri se « se procedura e vendimeve do të shkojë gjatë dhe se për fatin e Sh.N, nuk do te dihet para 4 muajsh.. ».

 

I pyetur mbi qëndrimet më të reja të Bernës zyrtare mbi (mos)  ekstradimin e Nuhiut, zëdhënësi  i Zyrës Federal për Drejtësi, Folco Galli i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se   “vendimi për ekstradim praktikisht është marrë në momentin kur ka ardhur vendimi i Gjyqit Federal, dmth me verdiktin e 7 marsit të këtij viti.  Por,  zbatuesit dhe zyra jonë, nuk e praktikon të informojë lidhur me ditën e ekstradimit “.

Lidhur me (mos) ekstradimin e Sh.N. për në Beograd, vllau i tij Zurich Sherifi i ka deklaruar sot agjencisë informative “Presheva jonë” se “këta 5-6 muajt e fundit është thënë disa herë se do të esktradohet vëllau ynë në Serbi. Për dërgimin e Shemsiut në Beograd tash së fundi po ashtu kemi mësuar nga disa media albanofone, por në fakt, për momentin asgjë nuk ka të re. Se do të ndodhë apo jo ekstradimi i Shemsiut në Serbi dhe kur do të ndodhë kjo, besojmë se nga java e ardhshme, nga e hënja, mund të dimë më shumë. Një ekstradim eventual i vëllaut tonë në Serbi, n’gojë të ujkut, me një kerkese të një shteti antishqiptar dhe aq më tepër të  motivuar politikisht, nuk është korrekte..”

SHPËRNDAJE