Me biçikletë nga Kina në Londër

Para dy viteve u nis nga Kina më biçikletë. Kaloi 16 vende të ndryshme, u përball me përmbytje, udhëtoi përmes zonave në konflikt, u mbijetoi temperaturave nga + 40 e ca deri në -30 gradë celcius…por në 6 korrik ia doli mbanë, mbërriti në Londër. Ky ishte udhëtimi i Chen Guanming, kineze që në vitin 2010 ndërmori udhëtimin e rrallë dukër përshkruar mijëra kilometra me mjetin e tij me pedale e me tre rrota për të promovuar atë që ai e quan “shpirti i garave olimpike”.Pas këtij udhëtimi të stërmundueshëm, por të bukur Chen tha për BBC se shpreson në marrjen e një bilete për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes zyrtare të lojërave olimpike, megjithëse biletat janë shitur të gjitha prej ditësh tashmë. Nga udhëtimi 2-vjeçar, Chen ka koleksionuar foto nga 16 vende që përshkoi…dhe dhjetra vula doganore në pasaportën e tij.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni