MBLEDHJA e NËNSHKRIMEVE

Regulli ligjor i zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më datë 6 Maj 2012, parasheh edhe mbledhjen e nënshkrimeve, 30 sosh për një kandidat për këshillëtar të Kuvendit të ardhshëm komunal të Preshevës, kështuqë edhe për 38 kandidatët e LKSH-së do të duhen të mblidhen mbi 1200 NËNSHKRIME, prandaj udhëheqësia e LKSH-së i fton simpatizantët e shumtë, që nga nesër, datë 27 Mars 2012, të fillojnë të paraqiten në zyrën e Kryetarit Orhan Rexhepit, e cila ndodhet në Komunën e Preshevës, aq më parë kur ky aktivitet ka filluar të keqpërdoret në mënyrë masive nga ana e partive tjera.

Udhëheqësia e LKSH-së

…………………………….

Partia për Veprim Demokratik ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për listën zgjedhore për 41 kandidatët e mundshëm për këshilltarë pranë kuvendit komunal në Bujanoc si dhe për deputet të mundshëm në parlamentin e Serbisë. Ragmi Mustafi, përfaqësues i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc deklaroi për titullin, se ecuria e mbledhjes së nënshkrimeve është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe beson se do të mblidhen nënshkrimet para afatit të paraparë. “PVD ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve për koalicionin e shqiptarëve të Luginës, gjithashtu edhe partnerët e këtij koalicioni do të bëjnë punën e tyre në grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme. Mbështetja për grumbullimin e nënshkrimeve do të vazhdoj edhe ditëve tjera”, tha Mustafi. Portali ka vizituar qendrën e mbledhjes së nënshkrimeve në shtëpinë e kulturës në Bujanoc dhe sipas drejtuesve mbledhjes së nënshkrimeve deri në orën 14h PVD ka grumbulluar afro 170 nënshkrime. Sipas rregullores çdo këshilltarë i mundshëm për kuvendin komunal duhet të grumbulloj më së paku 30 nënshkrime, ndërsa për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare nevojiten 10 mijë nënshkrime. Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve nga subjektet politike është 15 prilli.

…………………………………………………………………………………….

 

Për më pakë se katër ditë, Partia Demokratike në krye me Nagip Arifin, ka grumbulluar gjithsej 1600, nënshkrime nga 1230 sa janë të nevojshëm sipas ligjit, për dorëzimin e listës prej 41 këshilltarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 6 maj. Partia Demokratike tashmë i ka kryer të gjitha procedurat ligjore për pjesmarrje në zgjedhjet lokale të komunës së Bujanocit, ndërkaqë, me kohë është deklaruar se nuk do të merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare duke ftuar edhe simpatizantët por edhe popullatën në përgjithësi që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, për ti dhënë rëndësi zgjedhjeve lokale aty ku sipas PD-së është interesi i popullatës shqiptare. Kryetari i PD-së Nagip Arifi, falënderoi simpatizantët e tij dhe shtoi se, “zgjedhjet lokale janë ato ku duhet të fokusohemi dhe ti japim rëndësi të madhe, sepse, ne këtu jetojmë dhe këtu duhet ta ndërtojmë ardhmërinë tonë.

SHPËRNDAJE