ru

Shukrije Bunjaku Osmani, bashkëshortja e idealistit të madh kombëtar, Kadri Osmani, lexuese e rregullt e gazetës “Bota sot”

 

22 vjetori i gazetës kombëtare “Bota sot”, na takoi me një person shumë të veçantë. Për 22 vjet me radhë zonja Shukrije Bunjaku Osmani, bashkëshortja e veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare Kadri Osmani, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë për liri dhe pavarësi të Kosovës, nuk la asnjë numër të gazetës “Bota sot”, pa e blerë e lexuar. Me ëndje lexon edhe sot e kësaj dite çdo numër të gazetës, ndërsa thotë se “Bota sot”, e ka orientuar popullin kah demokracia dhe fryma rugoviane.

Rrudhat në fytyrë nuk tregojnë vitet që ka. Shukrije Bunjaku Osmani është gruaja që në dhjetor të këtij viti mbush 80 vjet. Thotë, se ka vuajtur shumë dhe se nevojitet një javë kohë për të treguar për jetën e saj, ndonëse në pleqërinë të cilën po e jeton ajo nuk ankohet për ndonjë sëmundje. Leximi i gazetës “Bota sot”,  është aktivitet që zonja Shukrije bën çdo ditë.shkuki1

Shukrije Bunjaku Osmani, bashkëshortja e idealistit të madh kombëtar, Kadri Osmani, me gazetaren e gazetës “Bota sot”, Gresa Bajraktari.

Thotë se e lexon që nga fillimi i botimit të saj, kur jetoi në Shqipëri për 4 vite, madje edhe kur jetoi në Zvicër për një kohë. Zonja Shukrije, thotë se “Bota sot”,  ishte e vetmja gazetë që tregonte realitetin. Pavarësisht kundërshtimeve, ajo thotë se i ka dalë gjithmonë në mbrojtje.

“Më ka pëlqyer që e ka treguar realitetin, ka shkruar vetëm për të vërtetën çka po ndodh, atë që shihnim që po ndodh, kjo e shkruante të vërtetën, prandaj e kemi lexuar gjithmonë. Të tjerat nuk e shkruanin të vërtetën. Na kritikonin kur na shihnin duke e lexuar , unë u thosha përkundrazi, kjo është e shqiptarëve. Por, kështu kishin qenë shqiptarët, të përçarë gjithmonë por nuk kemi ditur”, rrëfen zonja Shukrije, duke shtuar se “Bota sot”, mbronte ideologjinë e Rugovës, për të cilin thotë se është meritori për këtë që jemi sot.

SHPËRNDAJE