Malishevë: Gjyshi plagos nipin; Prizren: Djali plagos babën

7Dy persona janë lënduar me armë zjarri, gjatë vikendit, në dy raste të ndryshme, njëri në Malishevë e tjetri në Prizren.

Në Malishevë raportohet se ka teksa gjyshi po pastronte një pistoletë që e posedonte pa leje, aksidentalisht ka goditur nipin e tij nëntë vjeç. Kjo ka ndodhur në fshatin Kievë. I dyshuari i kishte kuptuar pasojat e shkrehjes së armës atëherë kur fëmija është zgjuar nga gjumi dhe është ankuar për dhimbje në bark. Me të kuptuar se viktima është i plagosur nga arma, urgjentisht është dërguar në QKUK për trajtim. Sipas raporteve mjekësore thuhet se pas intervenimit kirurgjik, jeta e fëmijës është jashtë rrezikut.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Flemingu” në Prizren. Sipas raporteve hetimore thuhet se një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore sepse ishte plagosur me armë zjarri nga djali i tij, i cili me gjasë kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka arrestuar të njëjtin. Është sekuestruar një pistoletë me gazë dhe njëzetë fishekë të kalibrit 9mm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Po ashtu, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë tek një person i dyshuar i cili ndodhej në Parkun e Qytetit. Pas identifikimit të personit, në çantën e tij është gjetur një pistoletë “Ekol Tuna” e kalibrit 8mm dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet me procedurë të rregullt.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni