Pas njoftimeve të Drejtorisë së Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, gjatë një takimi që kishte sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi pë ruiljene  e tarifabve në 20 euro për shtaë ditë, ky lajm deri në një masë ehste mirpitur. Agencia informative « Persheva jonë » sot ka kontaktuar me pejsën dermuese të liderëve të Luginës së Preshevës, ku shumica e tyre pohuan se « ne kemi kërkuar  heqje  e tërësishme të këtyre taksave dhe jo uljen e tyre…”

 

 

Pereshevë, 18 maj

 

 

Kryetari i LPD-së z.Jonuz Musli, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, duke përshëndetur angazhimin e  zv.kryeninistrit Kuci ai ka pohuar sot për agjencinë informative “Presheva jonë” se « me këtë zvoglim i taksave doganore nuk jemi të  kanaqur edhe pse  është bërë një hap i vogël. Ne nuk kemi e kërkuar të zvogëlohen, por të eleminohen tërësisht ato tarifa, për ta cliruar popullatën e Kosovës Lindore nga këto masa strikte, nga ky izolim me vëllezërit tanë në Kosovë, ku me ta na lidh vec lidhjeve miqësore edhe biznesi dhe shkollimi i fëmijëve tanë.. »  .

Kurse,  kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa e ka përshëndet një lajm të tillë me rezervë,  duke shpresuar se ajo taksë të eliminohet e tëra në mënyrë që shqiptarët e Luginës të lëvizin pas asnjë pengesë drejt R. Kosovës.

Ngjajshëm mendon edhe lideri i BDL-së Dr.Skender Destani, sipas të cilit “me keto zvoglime, nuk është bërë asgjë, qytetarët tanë kur janë  në gjendje të paguajme 40 eur për dy javjë, mund t’i gjejnë edhe 20 tjera…Por popullata e Luginës së Preshevës është e papunë dhe per ta sikur 60, si 40 apo 20 krejt një, njeriu kur s’ka para, s’ka!..”

 

 

 

Ndryshe nga. Z.Musliu, lidei i UDSHsë z.Rahmi Zylfiu ka përshëndetur anagzhimine zv.kryemisnitrit Kuci dhe qeverinë e Kosovës për zbutjen  tarifava e të doganeve. “Ky hap është megjithatë një gjest i mire i Qeverisë së Kosovës. Ka bërë aq sa ka mundur dhe për dallim nga cmimi i mëhershëm, megjithatë është një lehtësim dhe ndihmesë, deri dikund e qyteraëve tanë që lëvizin shpesh nga Presheva për nëKosovë dhe ansajelltas..”.

 

 

Kurse njëri nga lierët e Luginës pohoi se « Prishtina zyrtare, duhet me dijtë se në Luginën e  Preshevës pjesa e dërmuese janë të papunë dhe shumica e familjeve kanë lidhje vëllazrore, miqësore e  farefisnore me kosovën. Dhe për atë që nuk punon, nuk ka para dmth për ata krej tnjë si e bëre 20 euri, si 60 euro, kur nuk ka, nuk ka dhe ai  mbetet pa kaluar  fare kufirn dhe kështu shqiptarët vazhdojnë të jen të bllokuira, të izoluar sikur dei më tash në në Luginën e Preshevës.. »

SHPËRNDAJE