Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë në Dobrosin.

Një ditë më parë, Daçiq ka thënë se “grupe të armatosura të shqiptarëve” kanë sulmuar këtë post-bllok të policisë në rrethinë të Bujanocit, nga kufiri me Kosovën.

Pas qëndrimit të sotëm në Dobrosin, Daçiq ka thënë se qëllimi i sulmuesve ka qenë “likuidimi i policëve”.

“Ky është shembull i shkeljes drastike të të gjitha marrëveshjeve me komunitetin ndërkombëtar. Pres që forcat ndërkombëtare në Kosovë të reagojnë dhe personalisht kam insistuar që së bashku te gjejmë gjurmët që do të na çonin te kryerësit e veprës”, ka thënë Daçiq.

Policia e Kosovës ka mohuar të ketë pasur informacione për të shtëna në rajonin e Gjilanit, nga ku autoritetet serbe thonë se ka ndodhur sulmi.(b.s)

SHPËRNDAJE