Preshevë,29 qershor

Është liruar sot Silimon Sadiku,njëri nga shqiptarët e burgosur që po mbahen në burgun e Beogradit të akuzuar për vepra terroriste sipas gjykatës serbe për krime lufte. Këtë lirim sot e ka vendosur gjykata e Beogradit që e ka liruar nga aktakuza të mbrohet në liri,ka konfirmuar vëllai i Silimonit Jakup Sadiku.Vëllai i tij , ka konfirmuar sot se ai është liruar nga burgu i Beogradit dhe tani është punë orësh kur do të del nga burgu derisa të rregullohen dokumentet  e lirimit.Silimon Sadiku ka shkëlqyer në mbrojtjen e tij duke argumentuar se ishte i pafajshëm për veprat që i ngarkoheshin në këtë aktakuzë ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës nga Beogradi. Silimoni ka vuajtur gjer tani tri vite e gjysmë burg dhe që ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie. Vëllai i tij Jakupi.gjithashtu deklaroi se    gjendja e Silimonit është e vështirë sepse dihet maltretimet e shumta që iu janë bërë të gjithë shqiptarëve që janë në burgun e Beogradit. Sipas avokatit të tij mbrojtës,rigjykimi do të mbahet në shtator  edhe atë më 7 shtator të këtij viti ku të gjithë të burgosurit shqiptarë janë të pafajshëm. Theksojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin arrestuar më 26 dhjetor 2008 në mënyrën më brutale nga forcat e xhandarmerisë serbe dhe shume kush këtë arrestim e ka quajtur të tmerrshëm dhe spektakular. Këta shqiptarë,kinse pjesëtarë të UCK-së janë arrestuar dhe dënuar padrejtësisht për terrorizëm dhe vrasjen dhe torturimin e serbëve ,romëve dhe të ndonjë shqiptari spiun .a.i.

SHPËRNDAJE