Liqeni i Batllavës ka marrë viktimën e parë sivjet. Të shtunën rreth orës 15 e 20 minuta, një i ri është gjetur pa shenja jete në liqenit të Batllavës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është Bastri Gashi, 16 – vjeçar nga Prishtina.

Dëshmitarët, shokët e tij, kanë thënë se viktima kishte hyrë në ujë për t’u larë dhe trupi i viktimës pas një kohe ka dalë mbi ujë pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në morgun e Prishtinës.

SHPËRNDAJE