N J O F T I M

 

Komisioni Zonal dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës organizojnë Tribunë Shkencore me temë : “STUDIMI I MUNDËSIVE TË PËRAFRIMIT DERI NË UNIFIKIM TË PROGRAMEVE E TEKSTEVE MËSIMORE NË TROJET ARBËRORE DHE DIASPORË”

Në Tribunë do të trajtohen temat për plan-programet dhe tekstet mësimore në shkollat shqipe të të gjitha trevave etnike.

 

Lëndët dhe tekstet mësimore përkatëse, që do të jenë prioritare për studim :

 

-Abetarja,

-Gjuha shqipe dhe leximi letrar për shkollat fillore,

-Gjuha dhe letërsia shqipe për shkollat e mesme të të gjitha kategorive,

-Lënda e historisë, sipas klasave ku zhvillohet,

-Lënda e gjeografisë, sipas klasave ku zhvillohet,

-Trashëgimia kulturore, sipas klasave ku zhvillohet,

-Edukata qytetare dhe sociologjia, sipas klasave ku zhvillohet,

-Edukimi muzikor, sipas klasave ku zhvillohet,

-Elemente të diturisë së natyrës, që kanë lidhje me njohjen e vendlindjes,

-Disa tekste të matematikës, të fizikës, të kimisë dhe të ndonjë lënde tjetër, për të shqyrtuar terminologjinë e përdorur dhe pastërtinë gjuhësore në shkrimin e tyre.

 

 

Kumtesa-Studimi duhet të përfshijë krahasimin e plan-programeve dhe teksteve mësimore të 2-3 zonave, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe : në retrospektivë, në gjendjen e tanishme dhe sugjerimet e propozimet për të ardhmenë e mundësisë së unifikimit të tyre.

 

 

 

Kumtesat për Tribunë duhet të jenë deri në 12 faqe, në formën elektronike, ndërsa për lexim në Tribunë deri në 4 faqe.

 

 

Afati i dorëzimit të kumtesave, në formën elektronike do të jetë deri më 27 maj 2011.

 

Paraqitja e kumtesave në formën elektronike bëhet në adresë :

 

[email protected]

 

 

 

Tribuna do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal në Preshevë, më 09 qershor 2011(e enjte), duke filluar në orën 10.

 

 

VËREJTJE :

 

 

Kumtesat pas mbajtjes së Tribunës do të vlersohen nga Komisioni Qendror në Tiranë, për pjesëmarrje në Simpoziumin Shkencor në Durrës.

 

 

 

 

Preshevë, më 17 shkurt 20

 

 

 

KOMISIONI ZONAL DHE

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI

KULTURORE ME SELI NË PRESHEVË

SHPËRNDAJE