Projekt ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, ka marre sot votat e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise ne seancen e sotme plenare.

 

Tiranë, 10 maj

Projektligji qe kaloi me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, kaloi sot ne mesdite me 127 vota pro edhe ne Kuvend, per t’i hapur rrugen zbatueshmerise se tij.

Projektligji qe kerkonte shumice te cilesuar, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat per trafik organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ’90, edhe në territorin shqiptar, trafik ky i pretenduar ne raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

SHPËRNDAJE