Kuvendarë nga Lugina e Preshevës dhe luftëtarë të UCPMB-së bënë homazhe te varri i deputetit ing.Isuf Azizit

“Jeta dhe vepra e Isuf Azizit do të mbetet gjithmonë gjallë dhe sa herë bëjmë fjalë për luftën për liri dhe biznesin e suksesshëm e përkujton emrin dhe shembulltyren e kolegut, mikut dhe shokut tonë të ngusht Isuf Azizit..” tha deputetin Nadërr Sadiku, Kryetar i Grupit Parlamentarë të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës njofton Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë”

Preshevë, 24 maj / AIK-Presheva Jonë

Sot në fshatin Rahovicë të Preshvës me rastin e dy vjetorit të vrasjes së deputetit ing.Isuf Azizit për të mpëkujtuar dhe nderuar atë, u bënë  homazhe tek varri i humanistit dhe biznesmenit të njohur shqiptarë në Kosovën Lindore (drejtor i “Valoni-Petrol” në Preshevë dhe Prishtinë) ishin prezentë pos familjarëve dhe bashkëfshatarve të tij edhe një delegacion nga Kuvendi Komunal i Preshevës i prirë nga Naderr Sadiku, Kryetar i Grupit pralamenatr të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës i cili ishte bashkë me bashkëpunëtorë.

Pas vizitave në shtëpinë e të ndjerit tek varri i deputetit dhe humanistit Azizi ishin të pranishëm edhe komandant dhe luftëtarë të UCPMB-së si dhe mysafirë nga Kosova. Sikur në emër të të PVD-së ashtu edhe në emër të luftëtarëve të UCPMB-së folën të pranishmit mbi angazhimin,rolin dhe veprën e deputetit Isuf Azizi në fushën e biznesit dhe atë rrafshin kombëtare i cili kishte kontribuar UCPMB-në dhe skamnorët sikur në Luginën e Preshevës ashtu edhe në Kosovë. “Jeta dhe vepra e Isuf Azizit do të mbetet gjithmonë gjallë dhe sa herë bëjmë fjalë për luftën për liri dhe biznesin e suksesshëm e përkujton emrin dhe shembulltyren e kolegut, mikut dhe shokut tonë të ngusht Isuf Azizit..” tha deputetin Nadërr Sadiku, kryetar i grupit të këshillrtarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Ndërsa babi i deputetit të vrarë në prite, pas shpinde, para dy vitesh Ramadan Azizi due falenderuar të pranishmit kerkoi nga drejetësia, nëse ka në Serbi, të bëjnë cmos në zbulojnë vrasësit ebirit të tij, sepse mos zbulimi i vrasjes së Isuf Azizit, kriminelët tjerë trimëron dhe ju hap rrugë për varsje tjera ndaj bijve tanë në Luginëne Preshevës. Për angazhimin dhe kottributin e tij kombëtar u vun disa kurore lulesh tek varri i Ing.Isuf Azizit, një kurorë ju vu edhe nga deputetët e Kuvendit Komunal të Preshevës.

Deputetin Ing.dip. Isuf AZIZIN e vranë para dy vjetësh vetëm pse ndihmoi UCPMB-në, vetëm pse punoi për Preshevën dhe Kosovën

Më 24 maj bëhen plot dy vjet (730 ditë) kur një dorë e zezë gjakatare, nga bashkëpunëtorët e Rankovicit pas shpinde, në mënyrë tinzare i morën jetën e Ing.Isuf Azizit, deputetit, humanistit dhe biznismenit të shquar të Kosovës Lindore i cili drejtonte dy kompanitë “Valoni-Petrol” në Preshevë dhe Prishtinë.

Deputeti, humanisti dhe biznismeni i njohur shqiptarë nga Kosova Lindore Ing.Isuf Azizi, sikur t’mos ishte punëtor apo sikur t’mosi kontribuonte lirisë së Kosovës apo sikur t’mos e ndihmonte UCPMB-në, ai padyshim sot do të ishte gjallë. Isuf Azizi ishte Mic Sokoli i Kosovës Lindore, sepse atij askush nuk guxoi t’i dilte para xhoksit.

Sikur t’mos ishte kështu ai nuk do ishte vrarë në mënyrë tinzare, pas shpinde para dy vitesh. Pikerisht  sot më 24 maj 2009…Gjatë historisë vetëm burrat dhe trimat janë vrarë pas shpinde nga njerëz të ligë dhe në këtë rast nga bashkëpunonëtorë të Rankovicit ku i ndjeri ishte halë në sy për ta. 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni