KQZ: Lulzim Basha, Kryebashkiak i Tiranës

Institucioni qendror zgjedhor miratoi aktin që e shpall fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur zyrtarisht vendimin për fituesin e Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, rezulton të jetë fituesi i zgjedhjeve të 8 Majit për kryeqytetin.

Kjo pasi anëtarët dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, morën në shqyrtim projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.

Kështu, tabela përmbledhëse rezultoi se kandidati Lulzim Basha parapriu me 95 vota rivalin e tij, Edi Rama.

Mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate dhe kundërshti të projekt-aktit nga ana e përfaqësuesve të opozitës, por në fund, ai ka mundur të gjejë miratim, duke përmbyllur odisenë e procesit të numërimit të votave të kontestuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

KQZ miraton në parim projekt- aktin për Bashkinë e Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projekt-aktin për Tiranën, ndërkohë që ka marrë 15 minuta pushim para shpalljes së vendimin zyrtar për rezultatin e bashkisë së kryeqytetit.

Kanë qenë 4 vota pro, të cilat kanë mundësuar kalimin e këtij projekti.

Anëtarët e KQZ-së dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, dhanë vlerësimet e tyre mbi projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë u mbyll procesi i numërimit të votave për Tiranën, ku në avantazh ka dalë kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, kundrejt kandidatit të “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama…

… (vijon)

Nis mbledhja e KQZ-së, pritet shpallja e fituesit të Bashkisë së Tiranës

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur mbledhjen e parashikuar për shqyrtimin e projekt-aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e bashkisë së Tiranës të ndryshuar me numërimin e votave të hedhura gabim në 1793 kuti votimi të 11 njësive bashkiake në Tiranë.

Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit.

Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati i ‘Aleanca për Qytarin’ Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij kandidatit të ‘Aleanca për të Ardhmen’ Edi Rama.

Ndërkohë Partia Socialiste ka deklarua se do të kërkojë pavlefshmëri të plotë të asaj që socialistët qujanë ‘masakër elektorale’.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni