PRISHTINË, 12 Shtator/ATSH/By .-Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Pacolli dhe ambasadori Delawie biseduan për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës. Pacolli kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-së gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve.

“Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

.-Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

SHPËRNDAJE