Kosova pritet të njihet edhe nga pesëmbëdhjetë shtete

Në vazhdim kumtesa në tërësi e lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, lidhur me njohjet e pavarësisë së Kosovës nga një numër i madh i komunitetit të shteteve të Karaibeve.

Prishtinë, 19 gusht / AIK-Presheva Jonë

Zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka kënaqësine të ju njoftoj për zhvillimet e fundit shumë pozitive, në aspektin e njohjeve për Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Ashtu siç keni qenë të informuar në vazhdimësi lidhur me aktivitetet lobuse të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, këto aktivitete po vazhdojnë të japin rezultatet e tyre tashmë.

Rezultatet pozitive të këtyre ditëve vijnë si rrjedhojë e lobimit aktiv që z. Pacolli kishte zhvilluar në vitin 2008, 2009 dhe 2010, veqanerisht përgjatë tetorit të vitit 2010 në Samitin e mbajtur në New York, ku z. Pacolli me grupet lobuese profesionale dhe të specializuara në marrdhënie ndërkombare kishte zhvilluar takime veç-veç me shtetet anëtare të Komunitetit të Karaibeve, respektivisht CARICOMIT.

Ju e dini që më herët Kosova është njohur nga Belize me 7 Gusht 2008 – që është anëtar i plotë i CARICOMIT.

Gjithashtu, Kosova është njohur nga Republika Dominikane – 11 Korrik 2009 si dhe nga Republika Hondruas me datë 7 Gusht 2008, shtete keto ne aferesi te vendeve te CARICOMIT.

Sot, ju njoftojmë që Kosova në orët apo në ditët të vijim do të pranojë formalisht përmes përfaqesive të veta diplomatike në botë, respektivisht ne Londer, New York, Gjeneve, Paris edhe notat verbale për njohje nga shtetet e tjera anëtare të Komunitetit të Karaibeve respektivisht CARICOMIT.

Këto shtete gjatë ditës kanë konfirmuar dhe kane njoftuar Zyrën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Londër dhe Gjenevë për vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës përkitazi me aktivitetin e dendur lobues të z. Pacolli.

Zotimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të CARICOM-it, është bërë në mbledhjen e fundit të kësaj organizate, ndërsa procedimi formal i notës verbale do të bëhet nga shtetet anëtare veç e veç në orët/ditët në vijim.

Ju siq e dini, Komuniteti i Karaibeve respektivisht CARICOMIT është organizatë e 15 shteteve të Karaibeve që ka për synim kyç, promovimin e integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit mes shteteve anëtare.

Anëtarët e Komunitet të Karaibeve respektivisht CARICOMIT janë :

Antigua dhe Barbuda (Anëtar i OKB nga viti 1981).

Bahamas (Anëtar i OKB nga viti 1973).

Barbados (Anëtar i OKB nga viti 1966).

Dominica (Anëtar i OKB nga viti 1978).

Grenada (Anëtar i OKB nga viti 1974).

Guyana (Anëtar i OKB nga viti 1966).

Haiti (Anëtar i OKB nga viti 1945).

Jamaica (Anëtar i OKB nga viti 1962).

Montserrat

Surinami (Anëtar i OKB nga viti 1975).

Trinidad and Tabago (Anëtar i OKB nga viti 1962).

Federata e Saint Kitts dhe Nevis (Anëtar i OKB nga viti 1983).

Saint Lucia (Anëtar i OKB nga viti 1979).

Cayman Islands – Anëtar I asocuar i CARICOMIT nga viti 2002.

Saint Vincent and the Grenadines – Anëtar i OKB nga viti 1980.

Neve ju njoftojmë që në përputhje të plotë me përgjegjësitë që ka Zëvendëskryeministri i z. Behgjet Pacolli, do të vazhdojë angazhimet e tija lobuese dhe shprehim bindjen e plotë që në ditët në vijim do të vazhdojmë të formalizojmë raportet diplomatike dhe do kemi edhe më tutje lajme te mira për qytetarët e Kosovës.

Shprehim falënderim te veçante për Presidencën e Republikës së Kosovës dhe për MPJ, gjithashtu falënderim të veçantë per Ambasadën e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën e Mbretërisë se Bashkuar për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e tyre në afirmimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni