Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa u dekorua me Plaketën e Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare.

Arditë BEHLULI

Nga e dereguar jone

 Gjilan, 31 janar / AIK-Presheva Jonë

Me rastin e pranimit të Plaketave Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së deklaroi se tani më ky është shekulli i shqiptarëve duke shpresuar se do të idealizohet çështja kombëtare. Lulzim Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, me rastin e pranimit të Plaketës ka potencuar se shqiptarët edhe më tej duhet punuar në realizimin e kërkesave tona pa iu shmangur asnjëherë bashkimit të trojeve shqiptare. Ndërsa me rastin e pranimit të Plaketës së Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka kërkuar unitetin e të gjitha strukturave politike për të punuar më tepër në realizimin e të drejtave shqiptarëve që jetojnë në trojet jashtë shteteve Amë

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa u dekorua mbrëmë nga kryetari i Gjilanit me Plaketën e Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare. Mbrëmë në Teatrin e qytetit në Gjilan u organizua Fest Flaka 2011 me rastin e njëzet vjetorit të themelimit të Flakës së janarit në këtë qytet. Në këtë ceremoni solemne prezantuan mysafirë të shumtë si përfaqësues të familjeve Jashari, Zeka, Gërvalla, Mala, Boletini dhe Berisha, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veprimtari, Adem Demaçi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe kryetarët e komunave nga Ulqini, Gëzim Hajdinaga dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Solemnitetin në fjalë e begatoi edhe vetë prezenca e artisteve shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria si Nexhmije Pagarusha e Tinka Kurti. Kryetari i komunës së Gjilanit që ishte edhe nikoqir i kësaj ceremonie, Qemajl Mustafa bëri hapjen e mbrëmjes Fest Flaka. Në fjalimin e tijë përshëndetës ai ka potencuar se në këtë mënyrë bëjmë homazhe, respekt dhe jetësim për ata që më shumti e deshën lirinë. Në kuadër të manifestimit organizatorët kanë ndarë edhe Plaketa për ata që llogariten si pishtarë të Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare. Me rastin e pranimit të Plaketave, Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së deklaroi se tani më ky është shekulli i shqiptarëve duke shpresuar se do të idealizohet çështja jonë kombëtare. Lulzim Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, me rastin e pranimit të Plaketës ka potencuar se shqiptarët edhe më tej duhet punuar në realizimin e kërkesave tona pa iu shmangur asnjëherë bashkimit të trojeve shqiptare. Ndërsa me rastin e pranimit të Plaketës së Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka kërkuar unitetin e të gjitha strukturave politike për të punuar më tepër në realizimin e të drejtave shqiptarëve që jetojnë në trojet jashtë shteteve Amë. Plaketën e Flakës e kanë pranuar me përzemërsi edhe Shpëtim Idrizi, deputet nga Çamëria, Gëzim Hajdinaga, kryetarë i Ulqinit si dhe Plaketë e Flakës për kontribut në integrimin e flakës në hapësirat mbarë kombëtare u dedikua edhe zonjën e kryeministrit të Shqipërisë, Liri Berisha. Për mysafirët prezent u prezantua edhe programit kulturo- artistik me këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si Shkurte Fejza, Semali Kolonja, Enkelejda Arifi, Nikollë Nikprelaj dhe të tjerë. Programi artistik ishte nën përkujdesjen artistike të Rexhep Çelikut, mjeshtër i madh dhe Vlladimir Hasimit

SHPËRNDAJE