Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka pranuar për herë të parë rëndësinë e sigurisë së gazetarëve si një element fundamental të lirisë së shprehjes.

Trupi prej 47 vendeve anëtare ka miratuar rezolutën e sponzoruar nga Austria, e cila u bën thirrje të gjitha shteteve që të promovojnë një ambient të sigurt për gazetarët, në mënyrë që ata ta kryejnë punën e tyre të pavarur, si dhe t’u mundësohet atyre që të kryejnë hulumtime të shpejta, efektive dhe të paanshme.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës shprehë kënaqësinë që UNHRC-ja ka theksuar rëndësinë e rolit të sigurisë së gazetarëve në të gjitha vendet e botës.

SHPËRNDAJE