Bruksel/BE, 19 prill – Zyrtare të Bashkimi Evropian (BE) nga Brukseli permes agjencise se lajmeve “Presheva jonë” sot kane reaguar ndaj deklaratave të fundit kryeminisrtit shqiptar Edi Rama i cili dje tha se “nëse BE anashkolon anëtarësimin e Shqipërisë, na imponohet bashkimi me Kosovën”.

Sipas zedhenses se BE-së   “Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane, siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Evropian nga shefat e shteteve ose qeverive të Bashkimit.”

“Ne jemi duke punuar me të gjithë partnerët në rajon drejt këtij qëllimi, duke u bazuar në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Çdo formë e ndërhyrjes politike është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore (“Any form of political interference is detrimental to the consolidation of good neighbourly relations…“) njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

Zëdhënësja Federica Mogherini, znj.Kocijancic nga BE ne fund ka thënë se “rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë te vetme dhe të qartë evropiane, konfirmuar së fundmi nga Këshilli Evropian…”

SHPËRNDAJE