KKSH uron Kosovën në emër të qytetarëve të Luginës së Preshevës

Në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tiu përgëzoj përvjetorin e katërt të pavarsisë së Republikës së Kosovës.

TELEGRAM URIMI

Për përvjetorin e Katërt të Pavarsisë së Republikës së Kosovës

 

E nderuara Presidente Jahjaga

I nderuari Kryeparlamenar Krasniqi

I nderuari Kryeministër Thaçi

 

Në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tiu përgëzoj përvjetorin e katërt të pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Sot mbushen katër vjet nga shpallja solmne e pavarsisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga një përpjekje dhe sakrificë shekullore për realizimin e saj. Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë duke vendosur standardet më të larta të të drejtave, si të pakicave ashtu edhe të drejtat qytetare.

Uroj që këto të jenë standarde për gjithë Ballkanin, ashtu edhe për Luginën e Preshevës, të cilët kanë shkrirë bashkarisht përkushtimin dhe angazhimin për realizimin e përpjekjeve të të drejtave themelore.

Këshilli Kombëtar Shqiptar

Galip Beqiri – Kryetar


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni