KKSH: Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi bojktuan takimin me presidentin shqiptar

“Lugina e preshevës do të jetë në fokusin e interesimit të shtuar të Shqipërisë..” këtë e deklaroi z. Bujar Nishani, president i Republikëss së Shqipërisë në një takim me përfaqësusit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, të realizuar sot në Prishtinë.

 

Prishtinë, 31 gusht

Delegacioni i përfaqësuesve institucional dhe politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i kryesuar nga z. Galip Beqiri, kryetar i KKSH, është takuar, sot në hotelin kuksoz në “Diamond” të Prishtinës, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në kuadër të takimeve si pjesë e agjendës gjatë vizitës së pare që e zhvilloi në Kosovë.

 

Delegacionit nga Lugina, përkundër faktit se kishin marrë ftesë më shkrim nga ana e KKSH-së, fatkeqësiht, nuk iu përgjigjën kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe a i Bujanocit Nagip Arifi, dhe në këtë mënyrë ata bojkotuan takimin me presidentin shqiptar, njofton agjenia informative “Presheva Jonë”, duke ju referuar një komunikate të drejtuesve të KKSH-së

 

Përfaqësuesit  shqiptarë nga Lugina e Preshevës (Galip Beqiri, Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Rami Zylfiu,  Izet Qazimi vëllau i kom. LLeshit dhe Belgzim Kamberi) siq kemi njoftuar kanë takuar sot në orët e paraditës presidentin shqiptar Bujar Nishanin i cili po qëndron në edhe sot në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishitnë.  Mga ky takim me z.Nishani dhe liderëve nga Lugina e Preshevës të prirë nga z.Galip Beqiri, kyretar i KKSH-së është kërkuar  uninamisht përfshirja  e tyre në dialogun e ri  ne Bruksell mes Prishtinës dhe Beogradit, njoftonë agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Sidoqoftë, delegacioni prej shtatë anëtarësh nga Lugina e Preshevës kanë njoftuar presidentin Nishani për rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, me ç,rast kanë shprehur brengosjen  për situatën e rëndë të shqiptarëve të këtij rajoni. Presidenti Nishani nga ana e vet, ka siguruar përfaqësuesit nga Lugina për angazhimin e mëtejshëm, i cili do të jetë edhe më dinamik të shtetit shqiptar për të ndihmuar në përmirësimin e kushetev të jetës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni