Një lider i rebelëve që po luftojnë për t’i dhënë fund regjimit të Muamer Gadafit në Libi, pritet të arrij në Kinë sot për bisedime me zyrtarë kinezë.
Mahmud Xhibril, që e udhëheqë bordin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Tranzitor, pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm kinez, Jang Jieçi.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se bisedimet kanë për qëllim që të inkurajojnë dialogun politik për zgjidhjen e konfliktit në Libi.
Kina nuk ka treguar preferenca për asnjërën palë gjatë konfliktit në Libi që ka nisur në mesin e muajit shkurt, mirëpo së fundi ka rritur përpjekjet që të promovojë arritjen e një marrëveshjeje.