Kimi shtatzënë !

Kim Kardashianit nuk i kanë ardhur menstruacionet, kështu që ka shumë mundësi që ajo të jetë shtatzënë.

Kjo si duket edhe e ka nxehur situatën e saj me burrin.
Sipas revistës amerikane “OK!”, ylli televiziv – e cila së fundi u martua me të dashurin e saj Kris Humphries – është shtatzënë me fëmijën e parë.
“Kim ka thënë se i janë vonuar menstruacionet”, tha një burim i afërt me Kardashian. “Tani ajo duhej të kishte ciklin menstrual, por kjo nuk ka ndodhur. Kim gjithmonë ka dashur që të ketë fëmijë para se t’i bëjë 30 vjet, por kjo shtatzëni duket se po i del paksa jashtë planeve”, ka thënë një burim.
Sipas këtij burimi, pasi i janë vonuar ajo ka menduar që t’i vë edhe një emër fëmijës – prioritet thuhet se janë emrat që fillojnë me shkronjën K.
“Madje ajo është parë duke blerë edhe një libër me emra fëmijësh që fillojnë me shkronjën K”, tha ky burim. Nëse lajmi vërtetohet, atëherë Kim do të jetë “mami” në vitin 2012.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni