Këshilltarët e PVD, LPD dhe UDSH në Bujanoc arrijnë marrëveshje për bashkëveprim në KK

Këshiilltarët  PVD, LPD dhe UDSH në Bujanoc  arrijnë marrëveshje për  bashkveprim politik në kaudër të Kuvendit Komunal.

 

Shefat e grupeve të Këshilltarëve të tri partive politike (PVD-së me 9 këshilltarë, LPD-së me 6 këshilltarë dhe UDSH me 3 këshilltarë) konfirmojnë arritjen e marrëveshjes së përbashkët për bashkëveprim brenda përbërjes së Kuvendit Komunal në Bujanoc me qëllim të mbrojtjes së interesave jetësore të shqiptarëve në Komunën e Bujanocit, njofton agjencia “Presheva Jonë”

Në një deklaratë për medie, në vazhdim thuhet se kopjen e marrëveshjes së arritur që e posedon edhe presheva.com, thuhet se tre grupet e këshilltarëve që përbëjnë shumicën shqiptare prej 18 këshilltarëve në kuvendin komunal,  konsiderojnë se konvokimi i seancës konstituive të Kuvendit komunal nga ana e kryetarit aktual Jonuz Musliu është legjitime dhe legale dhe konfirmojnë pjesmarrjen e vet në këtë seancë.

Këtu në të majtë e keni faksimilin e marrëvëshjes të nëshkruar shefat e grupeve të këshilltarëve të tri partive politike PVD, LPD dhe UDSH.

Për ta lexuar më qartë ketë marrveshje klikoki mbi shkresë…


1 Komente

  1. Dituria, June 7, 2012:

    E ku jane shefat e shefave te shefave??????

Komentoni