JAKOB : OBSH-ja është prezent në Kosovë me një gamë të madhe programesh në shëndetësi

EKSKLUIZIVE: Intervista me Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë  e Organizates  Botërore te Shëndetësisë (OBSH/WHO) dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë”

 

« Në diskutimet e mia me homologët shqiptarë jam përqëndruar kryesisht  në forcimine sistemit shëndetësor, shërbimet publike, shëndetësore dhe bashkepunimin  ndër-sektorial per nje shendet me të mirë. «Shqipëria ka bërë hapa të mira në ndërtimin e sistemit  të kujdesit shëndetësor… », ka deklaruar për ajencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » Zsuzsanna Jakab, drejtorëshe e Organizaztës Botërore të Shëndetësisë (OBSH/WHO) për Evropë.

 

Tiranë, 12 maj

 

Zsuzsanna Jakab, drejtorëshe e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBH/WHO) për Evropë e cila aktualisht po qëndron në një vizitë dyditrore në Tiranë i ka dhënë një intervistë eksluizve agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » mbi rolin dhe aktivitetin e  OBSH-së në Shqipëri dhe Kosovë si bashkëpumimin e kësja organizate botërore në rajon. « Shqipëria ka bërë hapa të mira në ndërtimin e sistemit  të kujdesit shëndetësor. Ne duhet të pranojmë se vendi është e angazhuar shumë në gjetjen e mënyrave më të mira për organizimin dhe financimin e kujdesit shëndetësor, për të promovuar shëndet më të mirë, dhe pergjegjesi ndaj nevojave të njerëzve.Qeveria ka investuar një pjesë të madhe  të burimeve të saj të kufizuara në sektorin e shëndetësisë…» thotë znj. Jakab

 

“Presheva Jonë: Madam Jakab, në fillim të Majit do të jeni në Tiranë. Mund të na thoni në lidhje me qëllimin e vizitës tuaj dhe takimet që ju planifikoni të keni  me autoritetet shqiptare?

 

SZUZANNE JAKOB : Unë gjendem në Tiranë me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë. Agjenda e vizitës sime është shumë e pasur. Së pari, unë do të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare për Politikat Shëndetësore të cilat do të fokusohen në politikën evriopiane per shendetin  te Organizates  Botërore te Shëndetësisë , qe quhet “Shëndetësia 2020”. Një nga qellimet e shumta te kesaj politike është që të promovojë mënyra të reja të punës në  sektorët e ndryshëm në mënyrë që të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Ne duam që të krijojë një dialogë efikas midis aktorëve kyç në të gjitha nivelet e qeverisë në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. Shqipëria është tashmë duke  mbështetur ne menyre aktive  politikën” Shëndetësia 2020”  dhe kontribuon shumë për zhvillimin e saj. Unë kam shpresa shumë të medhaja  nga të Konferenca  në Tiranë.

 

Ndërsa në Tiranë, do të kem gjithashtu shansin  te takoj  Kryeministrin e  Shqipërisë, Ministrin e Shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë. Do të doja të diskutoja  me ta çështje shëndetësore te vendit, bashkëpunimin tonë të i tanishëm dhe të ardhshëm,  sistemin e  reformave te  shëndetesise dhe ceshtje të tjera të lidhura me shëndetin.

 

Presheva Jonë : Madame Jakab, si e shihni ju shërbimin shëndetësor në Shqipëri, i cili gjate shume  viteve  ka pasur probleme serioze në përmbushjen e nevojave të qytetarëve?

 

SZUZANNE JAKOB : Unë dua të theksoj se shumë vende të  Organizates  Botërore te Shëndetësisë për Evropën, përfshirë Shqipërinë, jane duke kaluar nëpër reforma serioze të sistemit shëndetësor. Është një proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë.  Shqipëria ka bërë hapa të mira në ndërtimin e sistemit  të kujdesit shëndetësor. Ne duhet të pranojmë se vendi është e angazhuar shumë në gjetjen e mënyrave më të mira për organizimin dhe financimin e kujdesit shëndetësor, për të promovuar shëndet më të mirë, dhe pergjegjesi ndaj nevojave të njerëzve.Qeveria ka investuar një pjesë të madhe  të burimeve të saj të kufizuara në sektorin e shëndetësisë. Panvaresisht vështirësive, ky vit, buxheti i sektorit te shëndetësisë  ka arritur 6% të PBB-së, e cila është një nga normat më të lartë në rajon. Gjatë disa dekadave të kaluara, shëndeti ka fituar gjithmone e me shume interes ne axhendën publike. Sot shëndetësia është një sektor i veshtire,  i kërkuar dhe jashtëzakonisht i rëndësishm në vend. Ka sigurisht sfida ende shumë për të rreugulluar. Por me angazhimin e treguar tashmë nga qeveria, dhe me mbështetjen e partnerëve të zhvillimit, duke përfshirë OBSH-ne, mund   të arrihet më shumë.

 

 

SHQIPËRIA KA SHËNUAR RËNIE TË DUKSHME TË MORTALITTETIT

 

« Presheva Jonë : OBSH ka paralajmëruar se mortaliteti është rritur kohët e fundit në Shqipëri, ndërsa 20 vjet më parë  indeksi ishte më i ulët. Cilat janë arsyet për këtë dukuri?

 

SZUZANNE JAKOB : Perkundrazi, informacioni që ne kemi tregon se shkalla e vdekshmërisë eshtë ulur në mënyrë të konsiderueshme në 20 vitet e fundit në Shqipëri. Sipas raportit te fundit te statistikavetë te  OBSH-se, në vitin 1990, shkalla e vdekshmërisë per  meshkuj dhe femra ishte 133 për 1000 banorë. Në vitin 2009 ky tregues është ulurnë 107 për 1000 banorë. Normat e përgjithshme e vdekshmërisë kanë qenë në rënie per arsye se  kushtet socio-ekonomike në vend të përmirësuar, por shkalla e përmirësimit ndryshon. Ndryshimet kanë qenë më të rëndësishme  për sëmundjet infektive të sistemit të frymëmarrjes dhe të tretjes (me reduktim 60%) por jo për çrregullime mendore,  kancer apo  plagosje. Në përgjithësi, sëmundjet kardio-vaskulare, kanë vazhduar të jenë shkaku kryesor i vdekjes në Shqipëri, e ndjekur nga kanceri, sëmundjet respiratore, plagosjet dhe çrregullimet mendore. Në fakt, kjo prirje është karakteristikë për shumicën e vendeve në rajon. Ne duhet të pranojmë që përmirësimet ekonomike dhe përparimet shkencore kanë rritur gjatësinë dhe cilësinë e jetës së shumë njerëzve, por numri i, sëmundshmërise, paaftësinë dhe  vdekshmërinë se parakoheshme  eshte shume i larte.

 

 

OBSH KA BASHKËPUNIM TE NGUSHT ME KOSOVËN NGA PROGRAMI  “PREAREDNESS AND RESPONS »

 

Presheva Jonë : Ka tre vjet që nga shpallja e  pavarësise  se Kosovës. A mendoni se shëndeti i këtij vendi të ri evropian është në rrugën e duhur? A ka projekte OBSH specifike për të përmirësuar situatën?

 

 

SZUZANNE JAKOB :  Më lejoni të përqëndrohem në punën e OBSH-së në Kosovë. Programi yne “ Preparedness and Response”  filloi punën në Kosovë në fillim të vitit 1998. Një zyrë e ndihmes  humanitare  u krijua ne te njëjtin vit për të monitoruar situatën e shëndetit publik. Në fakt,  OBSH-ja u bë agjenci udhëheqëse në koordinimin e nderhyrjes emergjente dhe kemi punuar shumë ngushtë me autoritetet lokale dhe departamentin e UMNIK-ut të mireqenjes sociale dhe shëndetësore. Misioni ynë ishte që të koordinojme  sektorin shëndetësor në nivel qendror dhe lokal, te vlerësimjme   shëndetin,te monitorojme aksesin  në kujdesin shëndetësor të minoriteteve  dhe grupeve te lene pas dore, te monitorojme gjendjen e  mjedisit, ofrimin e udhëzimeve specifike në bazë të standardeve ndërkombëtare, etj Në vitin 2002, kaluam në rolin tone tradicional, në qoftë se mund të them kështu, roli si këshilltarë për autoritetet locale te shëndetësore. Meqenese  konteksti ndryshoi, roli ynë ka kaloi nga sigurimi në shkallë të gjerë të ndihmës shëndetësore humanitare  me  autoritette mbeshtetëse në reformat e sistemit shëndetësor.

 

Aktualisht, OBSH-ja po mbështet një gamë të madhe të programeve të shëndetit publik në Kosovë dhe unë do të përpiqem t’ ju jap një përmbledhje:

 

 

OBSH-ja  mbështet Kosovën në zhvillimin e politikave kyçe të shëndetit dhe strategjive në fusha të tilla si politikat dhe planifikimin shëndetësor, kujdesi primar dhe mjekësine familjare,  shëndetin e fëmijës dhe te nenes, shëndetin mendor, sëmundjet ngjitëse dhe jo-ngjitëse, vaksinimit, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe HIV / AIDS , fushatave te fruthit/ rubeolës dhe poliomielitit, shkollave te nxitjes shëndetesore, shëndetin mjedisor, si dhe ngritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor;

 

Ne jemi veçanërisht krenarë për bashkëpunimin tonë në forcimin e sistemit të shëndetit publik për të zhvilluar një sistem efikas me sistemin e kercenimeve te parakohshme (EWARN) për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse dhe kontrollin e përgjigjeve epidemike, në kuadrin e Paktit të Stabilitetit dhe  zbatimin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR); Nën Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, ne kemi ndihmuar forcimin e metodes se bazuar në komunitet për shëndetin mendor;

 

Ne ndihmojë ne ndertimin  dhe promovimin e keshillimveve  HIV / AIDS  dhe testimin(VCT) e qendrave të integruara në institucionet kombëtare. Fokusi ynë është mbikqyrja e HIV / AIDS dhe prezantimi  i manaxhim rasti e mekanizmi  modern te nje infeksioni seksualisht të transmetueshëm (STI); Unë gjithashtu dua të përmend bashkëpunimin tonë me Kosovën në procesin e reformës së kujdesit shëndetësor parësor dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor përmes metodes së mjekësisë familjare; Dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un, ne punojmë në trajtimin e shëndetin për nevoja emergjente të lidhura me kontaminimin e metaleve të rënda në rajonin e Mitrovicës, qe më së shumti ndikojnë në grupet e lena pas dore që jetojnë në vendbanime.

 

 

 

Presheva Jonë : Kosova është njohur nga pothuajse të gjitha vendet e BE, edhe nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende islamike. A mendoni se është koha që OBSH-jate  mirëprese Kosovën si anëtare te re?

 

SZUZANNE JAKOB : Ju e dini se OBSH-ja përbëhet nga dhe udhëhiqet nga 194 shtetet anëtare. Të gjitha pyetjet në lidhje me antarësimin ne OBSH janë të vendosura nga organi qeverisjes –Kuvendi i  OBSH-se, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e këtyre 194 shteteve anëtare. Ne, si pjesë e sekretariatit te OBSH-se,  ndjekim të gjitha vendimet e marra nga Kuvendi.

 

Presheva Jonë: Në Shqipëri, kane filluar te krijohen spitale private të reja. Ata kanë shërbime më të mira, por  punojne me stafin mjekësor nga sektori publik. Administrata shëndetësore në Shqipëri është konsideruar, në të gjitha sondazhet, si një nga më të korruptuarit. Cila është këshilla e OBSH-se  për këtë?

SZUZANNE JAKOB :  Kjo është një çështje shumë komplekse. Siç e përmenda më herët, shumë sisteme shëndetësore në rajonin tonë janë ende nën reformë. Pas shkatërrimit të sistemit socialist në fund në shekullin e 20, një mënyrë reformimi ishte zhvillimi i sektorit privat. Njerëzit shpesh menduan  se do të zgjidhë të gjitha problemet, që nuk ishte gjithmonë e vertete. Publike apo private, nevoja për menaxhimin dhe financim  efektiv është shumë e rëndësishme. Perderisa nuk ekziston nje  sistem “i përsosur” i kujdesit shëndetësor, vendi duhej te  merrte vendime të vështira në zgjedhjen e menyrave qe sektori shëndetësor do të zhvillohej. Ata gjithashtu duhej te mësonin se çfarëdoloj menyre financimi apo menaxhimi  të zgjedhin, të gjithë – duke përfshirë grupet e cenueshme – duhet të kenë akses në kujdesin shëndetësor.

Këto pyetje janë  gjithashtu specifike për Shqipërinë. Spitalet e reja private po krijohen në vend, veçanërisht në kryeqytet. Ashtu si në vendet e tjera, objektet private të kujdesit shëndetësor ofrojne shërbime më të mira. Në të njëjtën kohë, ne mund të shohim se spitalet shqiptare publike janë në udhë të mirë,  pasi ato janë marrë përsipër ngaInstituti Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore. Unë e di se ky proces ka filluar në vitin 2009 dhe është ende në proces. OBSH-ja po ndjek dhe po mbeshtet këtë proces. Aktualisht, ne mund të themi se procesi i se akreditimit te spitalit   është duke shkuar mirë. Udhëzimet dhe protokollet e trajtimit janë prodhuar dhe janë tashmë në përdorim.

 

Persa i  përket problemeve të korrupsionit, ju keni hapur  një çështje shumë të rëndësishme që është e zakonshme për ne shumë prej vendeve të bllokut ish-socialist dhe jo vetëm në sektorin e shëndetësisë. Unë e di se qeveria shqiptare ka vendosur luftën kundër korrupsionit si prioritet të lartë.  Ajo duket se kuadri rregullator është duke u përmirësuar. Ne jemi duke ju siguruar homologëve tanë shqiptarë  praktikat më të mira nga i gjithë rajoni që mund të ndihmojnë ata në misionin e tyre të rëndësishm kundër korrupsionit.

 

Presheva Jonë: Çfarë  diskutuat me qeverine shqiptare gjatë vizitës tuaj në Tiranë?

SZUZANNE JAKOB : Unë mendoj se janë përgjigjur pjesërisht kësaj pyetjeje në pyetjen e parë. Por unë mund të theksoj se në diskutimet e mia me homologët shqiptarë jam përqëndruar kryesiht  në forcimine sistemit shëndetësor, shërbimet publike, shëndetësore dhe bashkepunimin  ndër-sektorial per nje shendet me të mirë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni