Kërcimet e fundit ndaj së përditshmes “Express” kanë shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në favor të  shprehjes së lirë të gazetarëve. Në reagimin e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel dërgur agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” duke dënuar ashpër këto kërcënime ndaj një gazete shqipe z. Ernest  Sagaga’s përgjegjës IFJ për Evropës për agjencinë tonë ka deklaruar sot se “kërcënimet  e fundit me  bombë ndaj gazetës “Express” janë më shumë se sulm ndaj shprehjes së lirë, janë krim, për çka duhet të jap dikush përgjegjësi.”

Sipas zyrtarëve të IFJ-së: “nëse gazetarët mund të gabojnë apo lëshojnë ndonjë shkrim të pa saktë, ata janë përgjegjës dhe ka mënyra për të përmirësuar apo botuar reagimin e palës së pakënaqur. Në Kosovë sot ka organe kompetente dhe ligje çka mediat për lançimin e një informacioni të pasaktë mund të përgjigjen apo ndërshkohen para ligjit, por, jo ato të kërcënohen me vrasje apo bombë, siç është rasti i fundit ndaj gazetës së Prishtinës – “Express”..”

Z..Sagaga’s përgjegjës nga IFJ duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare të mbrojnë gazetarët dhe godinën e  së përditshmes “Express” rekomandon urgjentisht nga policia e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare EULEX t’i ndërmarrin gjitha masat që të mbrojnë gazetarët dhe të zbulojnë aktorët e kërcënimeve ndaj gazetës “Express”.

“ Zbulimi dhe arrestimi kërcënuesve do të justifikonte se policia vendore dhe ajo ndërkombëtare janë të angazhuara për funksionimin e shtetit juridik dhe luftën e tyre kundër krimit të organizuar, në këtë rast kundër atyre që përpiqen të pengojnë gazetarët në punën e tyre profesionale në luftë kundër dukurive negative në shoqëri..”, ka deklaruar në fund për agjencinë “Presheva jonë” z. Ernest Sagaga’s përgjegjës i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel.
29 mars 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE