Komandanti i UCK-së gjeneral Ramush Haradinaj, kandidat potencial per kryeminister i Kosovës ne bisede me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” 

Prishinë, 3 qershor  -Një jave para 11 qershorit, kryeministrit i ardhshëm i Republikës së Kosovë, kryeministri i preferuari presidentit historik Ibrahim Rugova ne nje interviste ekskluzive dhene sot agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” flet pos fushaten parazgjedhdor ne Kosovë edhe për prioritete e qeverise se ardhshme duke shpalos stregjine e qeverisë për Luginën e Preshevës. Haradinaj, nesër ekskluzive ne këte intervistë për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” flet edhe shkrimet refal te mediave serbe kundër tij ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë[fbvideo

 

Ramush Haradinaj studentëve të Preshevës: Menza dhe Konvikti për juve do të jetë falas

z. Haradinaj, kryeministri i ardhshëm i Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës, ai siguron barazi dhe trajtim të njejtë të qytetarëve të Luginës si në të bërit biznes, si në shëndetsi, pjesmarrje nëpër projekte zhvillimore dhe trajtim të veqantë të të rinjëve që studiojnë në Republikën e Kosovë.

 

Lidhur me fushaten parazgjedhore ne Kosove fillimisht Haradinaj si kandidat potencial per kryeminister i Kosoves e ka cilesuar “demokratike nga ana e qytetarëve pjesemarres ne tubime tolerante edhe pse dikund dikund ajo po zhvillohet me tone të nxehta. Madje me ndonje fjale aty ketu fyese, por ne i kuptojme kundershtaret, një se jemi ne preg te zgjedhjeve dhe dy nga frika , panika per humbjen e tyre nga këto zgjedhje.”

 

 

Se cilat jane prioritet e qeverise se ardhshme te Kosovës nese ajPo drejtohet nga Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së ne vazhdim ka pohuar se “Liberazilimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik jane ceshjet bazike me te cilat duhet startohet menjehereme qveria ime e ardhshme me qellim te zvogëlimit te papunesise qe njëkohesisht edhe rinia, qytetaret tane heqin dore nga eksodi. Ata mund te dali ne perendim, ata do te dlain por si turiste. Pse me dal jashte, me mire po bëhemi argat i qyteti, vendit tim se sa i te huajve. Pastaj do te fokusohemi edhe ne Shendesi dhe bujqesi..”
I pyetur rret Lugines se Presheves, qe deri tash nga gjitha lideret, qeveritë e Kosovës perdoren ata si karte, fushate parezgjedhore pro asgje nuk eshte bere per ta dhe gjtha ato premtime, rezoluta mbeten vetem fjalë, në letër.
“Ne e ndjejmë atë që e ndjenjë qytetarët e Luginës sepse kemi qenë në situatë të njejt, sepse jo shumë kohë më parë ne gjatë clirimit të Kosovës kemi qenë bashkë edhe me qytetarët e Luginës. Shqiptarë e Lugines së Preshevës e meritojne te kene pasaportat e Kosovës, Shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve te cilet dhan jeten, derdhen gjak për kete shtet, prandaj edhe e mertojnë te jene shtetas te Kosovës dhe perkujdesimi me shume per ta e jo siq ishin te harruar deri tash nga keto qeveri. Krahina e Preshevës prioritet i qeverise sime të ardhshme, po aq sa edhe veriu i Kosovës! Nuk ka logjikë që shteti ynë i Kosovës sot t’mos i kuptoj drejt popullin e Lugines se Preshevës, kete pjese te Kosovës te cilen nuk e quaj rastesisht Kosove Lindore. Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës. Shqiptarëve te Lugines së Preshevës duhet dhuruar pasaporta e Kosovës”, ka thëne Haradinaj sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

 

Haradinaj: Serbia me zyrën e Kosoves ne Serbi, u inspruar nga ideja jone kur isha kryeminister me projektin tone per hapjene zyres se Lugine se Preshgvës ne Kosovë
“Në vitin 2004 kur kam filluar punën, kam planifikuar të hapim zyrën për vëllezërit tanë atje në mënyrë që ne të jemi sa më afër jetës së qytetarëve tanë atje, kur unë shkova të kryej obligimet e mia për të pastruar luftën e drejtë të UCK, kto nisma u harrun dhe kjo rezultoj deri në ditët tona me një zhgënjim të qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Tash si kryeministër cka do të mund të bëjmë me preventive është se mund të kontribojmë me mjete sikur direk ashtu edhe përmes USAID-it ose organizatave tjera përmes fondeve. Mund që studenteve që studijojnë në Republikën e Kosovës ti ofrojmë shkollim dhe përgatitje për jetë falas, si menzë, konvikt dhe për ata të dalluarit edhe bursa, në mënyrë që ta fitojmë besimin e tyre karshi Prishtinës, do ti ofrojmë dyshtetësinë, qasje në shëndetsi si të barabart me qytetarët e Republikës së Kosovës, I garantoj bizneseve nga Lugina qasje në biznes si cdo qytetarë I Republikës së Kosovës.”, ka shtuar lideriu i AAK-së dhe ish komandanti i UCK-së.
z. Haradinaj u pajtua me gazetarin e “Presheva jonë” që për këto premtime që po i jep të bisedojnë pas 3 ose 6 muajsh dhe të shohim se sa prej këtyre premtimeve sa janë realizuar.
Per fund z.Haradinaj e pyetem se si i komenton shkrimet e medave serbe te cilat jane leshuar ne ofanizve diteve te fundit pas kthimit i lire nga Colmare lideri i AAK-së eshte pergjigjur se “perjgigji e prpgandes serbe kunder meje kushte shteti te Kosovës dhe popullit tim me së mirei ju eshte dhen e nga Haga dhe se fundit nga Colamre. Ne i kuptojmë pasardhësit e kryekriminelit serb Miloshevic apo mediat e tyre ne Serbi se jane bere nervoze. Kjo nervoze dhe ofanzivë e gazetave serbe eshte rritur edhe më shume, kur kan degjuar se jam kandidat potencial per kryeminister i ardhshme i Kosovës..”

 

SHPËRNDAJE