BEOGRAD, 26 Dhjetor/ATSH/.- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, informoi sot mediat mbi takimin e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Listës Serbe.

Kjo për faktin që disa prej përfaqësuesve serbë në Kuvend dhe Komuna me shumicë serbe nuk po i përfillin politikat e Beogradit, që ai i shikon si pasojë e ndikimit të diplomatëve të huaj dhe qeveritarëve shqiptarë në Prishtinë.

Për gazetarët, Gjuriç tha se kryeministri u ka kërkuar deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.

Drejtori i zyrës serbe theksoi se Mirjana Jevitiç, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend të Ljubomir Mariç, duhet të tërhiqet.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi Gjuriç.

Në takim me kryeministrin serbë ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave serbe , por jo ministrja Jevitiç, theksoi më tutje Gjuriç, raporton “Tanjug”./Gazetaexpress/k.s/ /a.g/

SHPËRNDAJE