Gjilan: Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë

Policia e Gjilanit ka arrestuar disa të dyshuar për një vjedhje të rëndë, që është kryer në qendrën tregtare ”Drini market”.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë një grup të dyshuarish, pasi kanë mbledhur dëshmi relevante dhe pas intervistimit të personave që kanë folur për vjedhjen.Sipas policisë, hetuesit nga ky qytet së bashku me një ekip nga Prishtina, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për arrestimin e të dyshuarve M. Qerkezi (1978), S. Krasniqi (1982) dhe L. Krasniqi (1982), shtëpitë e të cilëve edhe janë bastisur ku edhe janë gjetur të mira materiale që besohet se janë pronë e vjedhur.Të arrestuarit janë intervistuar dhe policia tani beson se ata janë të implikuar edhe në vepra të tjera penale në rajonin e Prishtinës.
Me urdhër të prokurorit publik të çështjes, tre të arrestuarit janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e hetimeve rajonale. Të gjithë të dyshimtit janë shtetas të Kosovës me vendbanim të përhershëm në rajonin e Prishtinës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni