GERVALLA: Ibrahim Kelmendi dhe Riza Salihu spiun të UDB-ës

Gërvalla akuzon

Hysen Gërvalla, ndryshe nga një javë më parë, tash as nuk e mohon e as nuk e pohon që Riza Salihu mund të ketë gisht në vrasjen e vëllezërve të tij, Jusufit e Bardhoshit. Në një letër dërguar Gazetës Express, ai i cilëson si spiunë të UDB’së Riza Salhiun dhe Ibrahim Kelmendin.

 

Sipas, ketyre burimeve, që të dy,  kanë qenë pjesë e komitetit ku është marrë vendimi për vrasjen e tre patriotëve shqiptarë.

I fuqishëm ka qenë reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të patriotëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në lidhje me shkrimet e fundit sa u përket autorëve të mundshëm të vrasjes së familjarëve të tij, më shumë se tridhjetë vjet më parë.

Riza Salihun dhe Ibrahim Kelmendin ai i quan “hilexhinj të cilët kanë qenë pjesë e një komiteti, nga i cili është marrë vendim për të vrarë Jusuf Gërvallën”.

Ibrahim Kelmendi disa ditë më parë në një deklarim televiziv ka thënë se Riza Salihu ka gisht në vrasjen e patriotëve Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitin 1982 në Gjermani.

Por Hysen Gërvalla, vëllai i patriotëve Gërvalla, në një sqarim për gazetën Express ka thënë se nuk është i interesuar të njollosë askënd, ndërkohë që Riza Salihun e Ibrahim Kelmendin i quan persona të cilët kanë qenë pjesë e të njëjtit komitet ku është marrë vendim për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës


1 Komente

  1. Nehat Hyseni, March 12, 2012:

    SQARIM

    Meqë i nderuari z. Hysen Gërvalla, për të cilin kam shumë respekt dhe admirim pbr gjithçka ka bërë për kombin shqiptar në diasporë në Zvicër, se Ibrahim Kelmendi që përmendet nuk ka agjë të përbashkët me dajën tim Prof. Ibrahim Kelmendin e Preshev¥s. amrin e të cilit e mban shkolla (Qendrore) fillore e Preshevës.
    Këtë sqarim e dhsashë për të mos i ngatërruar mlexuesit e painformuar, meqë bkhet fjalë për personat e ndryshëm por me të njejtin emër dhe mbiemër.
    Me respekt.

Komentoni