Drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri thotë se janë hedhur hapa përpara në drejtim të një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbylljen e hendekut të financimit. Gërguri që ndodhej në Uashington për takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nëse efektet e krizës globale prekin Kosovën ndikimi do të ndjehej së pari tek eksportet, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja.

SHPËRNDAJE